Situata e Mbetjeve Urbane në Qark – Bashkia Skrapar merr pjesë në takimin e zhvilluar në Prefekturë










Bashkia Skrapar njofton drejtuesit e mjeteve se qarkullimi rrugor në rrugën “Arkitekt Kasëmi”, do të jetë i kushtëzuar për shkak të punimeve që po bëhen në këtë segment. Prej disa ditësh punimet kanë nisur nga kontraktorët dhe në disa pjesë qarkullimi i mjeteve bëhet në një korsi. Nën mbikqyrjen dhe bashkëpunimin me autoritetin vendor të Bashkisë Skrapar, segmenti i ri pritet të jetë me parametrat e një rruge të vërtetë, duke përfshirë sinjalistikat dhe kufizuesit e shpejtësisë që do jenë të pranishëm përgjatë segmentit duke shtuar sigurinë rrugore.



KRYETARËT E BASHKIVE SKRAPAR, BERAT DHE KUÇOVË SOLIDARIZOHEN SË BASHKU PËR TË NDIHMUAR FAMILJET E PREKURA NGA TËRMETI.
Së bashku, Krerët e Bashkive të Qarkut tonë vizituan nga afër familjet e dëmtuara nga tërmeti në zonën e Golemit, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavajës.
Bashkë me kryetarët e bashkive Skrapar e Kuçovë në mbështetje të kryetarit të bashkisë Kavajë vizituam disa familje të prekura nga tërmeti në zonën e Golemit.
Qeveria dhe pushteti vendor ka marrë tē gjitha masat për t’i ardhur në ndihmë këtyre familjeve që kaluan orë tejet të vështira.
#Rrezikukaloi, tani koha për të ndërtuar gjithçka mundemi!
#ShqipëriaSolidare
Aktorët lokalë të institucioneve të ndryshme në Skrapar, të rinj, pjesëtarë të organizmave politikë vendorë, njerëz të thjeshtë dhe turistë e vizitorë i’u bashkuan nismës “Të pastrojmë Shqipërinë”.
Çdo 21 Shtator, Organizata e Kombeve të Bashkuara dedikon një datë globale për paqen. Me tematika të ndryshme, vit pas viti, sensibilizimi për rëndësinë e kësaj date, ndihet në gjithë botën. Këtë vit, Slogani i kësaj dite është Aksioni Klima për Paqe, dhe ai mbështetet në rëndësinë që duhet t’i japim mjedisit. Për këtë arsye Bashka Skrapar, përmes një takimi të hapur organizoi një aktivitet dedikuar kësaj date.
(more…)