Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Transparenca

Përjashtime dhe Lehtësime të Subjekteve të Caktuara

Neni 5 pika b dhe Neni 12 I ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi I Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati kohor: Brenda 15 ditëve nga miratimi
Organi që miraton: Këshilli Bashkiak Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Përgjegjësi i Sektorit të të ardhurave

Lehtësira dhe përjashtime
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat:
– pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse;
– pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me VKM, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore;
– ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;
– banesat sociale në pronësi të bashkive;
– pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;
– ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;
– strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;
– ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët;
– ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
– ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore
Përjashtohen nga taksa te tjera edhe:
– Fermerët që janë regjistruar me NIPT sipas vërtetimit nga Drejtoria Rajonale Tatimore sipas udhëzimit Nr.19,datë3.11.2014, “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar”

Raport i Konsoliduar i Buxhetit

Neni 48/3, Neni 51 dhe Neni 54 I ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat në Vetëqeverisjen Vendore” Neni 43 I ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligji Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi I Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati kohor: Raportet e Monitorimit brenda 30 ditëve pas përfundimit të periudhës së raportimit Raporti Vjetor I Konsoliduar brenda muajit Qershor të vitit buxhetor pasardhës Rregjistri I Realizimeve të Prokurimit Publik jo më vonë se datat 10 të muajve Maj, Shtator dhe Janar të çdo viti
Organi që miraton: Këshilli Bashkiak Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Drejtori i Financës, Ekonomisë, Buxhetit dhe Tatim – Taksave

Shërbime Administrative në Fushën e Sigurisë

Neni 32 dhe 33 i ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

1. Të sigurojë zbatimin efektiv të urdhërave të nxjerra nga kryetari i bashkisë dhe të vendimeve të këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike.

2. Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë  si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.

3. Të sigurojë zbatimin e urdhrave të nxjerra nga kryetari i bashkisë në lidhje me personat juridikë ose fizikë, që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale, ndaj bashkisë apo komunës, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.

4. Të mbikëqyrë e verifikojë nëse shtetasit në administrimtë pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e aktevebashkiake.

5. Të konstatojë e të parandalojë ndotjet e mjedisit,hedhjet embeturinave të ndryshme, si dhe të sinjalizojëkryetarin e bashkisë  për shfaqjet e parazitëve tëdëmshëm e të rrezikshëm si dhe për rastet e shfaqjes sëepidemive.

6. Të ndalojë, shmangë e prishë ndërtimet e paligjshme, të ndalojë zëniet e paligjshme të trojeve dhe të ndërtesave e objekteve publike të bashkisë si dhe të organizojë lirimin e tyre.

7. Të kujdeset për qetësinë publike, duke shmangur zëniet, mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerëzve, autoparlantet e radiove e magnetofoneve, rënia pa vend e burivetë automjeteve në rrugë, banesa, plazhe e mjedise të tjerapublike, që sjellin shqetësime për të tjerët.

8. Të marrë masa për ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerëzish, si në tregje, panaire, ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, në kinema, teatro, pallate e salla sportive, objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike.

9. Të inspektoj tregjet, të kontrollojë zënien e vendevepër tregti ambulante, të verifikojë pajisjen me licensë tëtregtarëve dhe personave të tjerë që merren me veprimtarishitblerje, me tregtimin e pijeve alkoolike, objekteve me vlera artistike e kombëtare, të lëndëve djegëse, të kontrolloj respektimin e masës, peshës dhe çmimin e shitjes.

10. Të kujdeset për respektimin e orarit të shërbimit tënjësive tregtare, bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave tëfatit e të objekteve të tjera me veprimtari publike, si dhe përzbatimin nga ana e tyre të rregulloreve apo urdhërave të nxjerranga kryetari i bashkisë .

11. Të kontrollojë marrjen e masave të sigurisë që parandalojnë fatkeqësitë e ndryshme natyrore si dhe të ndihmojënë kapërcimin e tyre duke u dhënë gjithashtu ndihmë të dëmtuarvenë raste urgjence.

12. Të marrë masa të përkohshme ndaj të sëmurëve psikikë në gjendje të rëndë, që krijojnë shqetësime për rendin publik.

13. Të kujdeset për ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose të paautorizuara.

14. Të kontrollojë e të marrë masa për zbatimin erregulloreve, urdhërave e udhëzimeve të lëshuara nga kryetari i bashkisë  për probleme që lidhen me zbatimin e këtij ligji.

Shërbime në Fushën e Sigurisë Publike

Neni 32 dhe 33 i ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

Kontrolli i përditshëm i territorit
– Për të mos lejuar shkeljet ligjore, në:
Zënien e hapësirave publike;
Veprimtarinë tregtare ambulante;
Vendosjen e reklamave;
Dëmtimin e hapësirave të gjelberta;
Trotuareve;
Ndriçimin publik;
Ndotjen e mjedisit.

Konstatimi dhe marrja e masave ligjore ndaj:
Ambulantëve të paligjshëm e subjekteve të ndryshëm, të cilët zënë hapësira publike, në mënyrë të paligjshme, ndotin mjedisin, konkurrojnë në mënyrë të pandershme subjektet që janë të liçensuara, si dhe shlyejnë detyrimet fiskale.

Zbatimi i Vendimeve Administrative:
Të marra nga Kryetari i Bashkisë, Këshilli Bashkiak, si dhe marrja e masave ligjore administrative ndaj subjekteve apo individëve që dëmtojnë pronën e Bashkisë (rrugë, trotuare, lulishte, ndriçim publik etj) .

Parandalimi dhe pezullimi i ndërtimeve paleje:
Të konstatuara nga inspektorët e Policisë Bashkiake, si dhe mbështetjen e lnspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në zbatimin e vendimeve për prishjen e objekteve pa leje.

Ndotja akustike, si dhe zhurmat që shkaktohen nga lokalet e natës:
Shqetësimet që ka komuniteti nga ndotja akustike (zhurmat) e lokaleve te natës, marrje masash në bashkëpunim me strukturat e tjera të Bashkisë Skrapar, si dhe me drejtori e institucione, jashtë Bashkisë.

Vepron kryesisht për konstatimin dhe ndëshkirnin e shkeljeve, sipas dispozitave të Kodit Rrugor, në drejtim të parkimit në mënyrë të paligjshme, të automjeteve të ndryshme në vende dhe hapësira, publike ose private, të taksive të pa liçencensuara, te automjeteve që kryejnë lëvizje ndërqytetëse dhe që nuk respektojnë kërkesat ligjore etj.

Të gjitha Informacionet dhe Dokumentet që janë më të kërkuara nga Publiku

Neni Nr.9 ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për të drejtën e Informimit
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit
Kërkesa për Kriteret të Përfitimit të Bursave
Kërkesa për Kryerjen e Punimeve të vogla
Kërkesa për informacion për marrjen e AMTP