Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

Trajnim për stafin e Bashkisë Skrapar

 

  • Tryeza e Diskutimit: “PBA 2022-2024 dhe Buxhetimi i Përgjithshëm Gjinor”
  • UN Women së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë zhvilluan më datë 18.05.2021 në Bashkinë Skrapar, trajnimin me fokus në mbështetjen e tyre mbi procesin e buxhetimit dhe përfshirjes efektive të Buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor në të, me fokus të veçantë buxhetimit të politikave sociale.
  • Fokusi i trajnimit ishte:

 

  • Vlerësimi i kapaciteteve dhe nevojave të stafit të Bashkisë lidhur me procesin e buxhetit dhe përfshirjes efektive të buxhetimit të përgjithshëm gjinor në të gjitha hapat e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të buxhetit.
  • Përdorimi i buxhetimit të përgjithshëm gjinor në hartimin sa më të mirë të buxheteve që do të mundësojnë zbatimin e politikave sociale në Bashki, me fokus grupet vulnerabel.
  • Hartimin e politikave dhe buxheteve sociale që targetojnë nevojat e grave dhe vajzave vulnerabel.
  • Mentorim dhe mbështetje të stafit gjatë përgatitjes së PBA aktuale.

       

Ndërtimi i Ujësjellësit të Ri të qytetit

  • Prej afro 1 viti vijon puna për ndërtimin e Ujësjellësit të Ri së qytetit të Çorovodës dhe fshatit Sharovë.
  • Në përfundim të këtij projekti madhor rreth 6000 banore të qytetit do të përfitojnë:

24 orë ujë të pijshëm dhe me cilësi

Rritjen e sasisë së ujit/frymë

Eliminimin e ndotjeve të ujit.

Përmirësimi i cilësisë së jetës të qytetarëve të Çorovodës.

 

Ndërtimi i murit mbrojtës

Drejt përfundimit të punimeve për Murin Mbrojtës përgjatë lumit të Guhakut.

📌    Ky investim me financim nga vetë Bashkia Skrapar, ka për qëllim jo vetëm mbrojtjen  nga gërryerja e lumit të Guhakut, por edhe rikthimin e një pjese të gjatësisë së lumit, në një mini hapësire me lulishte, shëtitore, ambient pushimi.

            

Rehabilitimi i ambienteve të jashtme dhe terreneve sportive të Shkollës së Mesme të Përgjithshme “ Ramiz Aranitasi” dhe asaj 9-Vjeçare “ Kahreman Ylli”

  • Investimet për rikonstruksionin e ambienteve të jashtme dhe terreneve sportivë të shkollave, kanë qenë në fokus të punës së Bashkisë Skrapar.
  • Tashmë të përfunduara dhe më një mjedis me kushte bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Këto mjedise po frekuentohen gjithmonë e më shumë, nga fëmijët dhe të rinjtë.

                 

Rikualifikimi i qendrës së qytetit Çorovodë

Ka filluar tashmë puna për Rikualifikimin Urban së Qendrës të Qytetit Çorovodë.

( Faza e II, financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.)

  • Ky projekt pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve.
  • Në këtë projekt parashikohen rehabilitimi i lulishtes ekzistuese në hyrje të qytetit,

rikualifikimi i sipërfaqes në të cilën ishte i vendosur tregu i qytetit, ndërtiminxf e tregut të ri, rikonstruksionin e jashtëm të godinës së Pallatit të Kulturës, si dhe fasadat e 16 pallateve në qytet.