Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

Bashkia Skrapar fiton Çmimin e Dytë në “GreenBerat”

  • Bashkia Skrapar fiton çmimin e dytë “Green Berat” në konkursin “Në mbrojtje të

Mjedisit”   (Respekto Tokën)

  • Konkursi ishte pjesë e “Projektit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve” realizuar nga

INFRASTRUKTUR & UMËELT në bashkëpunim me SEHLHOFF dhe FLAG,

financuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) Embassy of

Sëitzerland in Albania.

  • “Nuk dua të mbroj natyrën, por dua të krijoj një botë që natyra të mos ketë nevojë për

mbrojtje!”, ishte mesazhi më kuptimplotë i dhënë nga fëmijët e shkollës 9- Vjeçare

“Kahreman Ylli” në bashkëpunim me Gjimnazin “Ramiz Aranitasi”, Bashkia Skrapar.

   

Aktivitet Ndërgjegjësues mbi Menaxhimin e Mbetjeve

Vijon puna për zbatimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, duke nxitur ndërgjegjësimin dhe edukimin e qytetarëve mbi menaxhimin e mbetjeve.

 

  • Në bashkëpunim me Bashkinë Skrapar u ngritën 2 grupe riciklimi përkatësisht në shkollën 9-vjeçare “Kahreman Ylli” dhe në shkollën e mesme “Ramiz Aranitasi”.

U shpërndanë çanta rrobe për banorët nga grupet ricikluese në qytet.

  • U informuan banorët mbi rëndësinë e përdorimit të çantave dhe shmangien e përdorimit të qeseve plastike.

 

          

Projekti i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta

Në kuadër të zbatimit të Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Qarkun Berat, financuar nga Konfederata Zvicerane nëpërmjet SECO:

  • Bashkia Skrapar përfitoi një kamion për grumbullimin e mbetjeve urbane në zonat malore.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij mjeti, Zv. Shefi i Misionit të Ambasadës së Zvicrës Patrik Meier tha: “Menaxhimi i mbetjeve është diçka që i përket të gjithë popullsisë, sepse të gjithë prodhojnë mbetje, prandaj të gjithë duhet të mendojnë se si t´i trajtojmë ato”.

  • Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimit për banorët në zonat periferike të qytetit.
  • Do te shmangë krijimin e vendgrumbullimeve të paligjshme në këto zona, të cilat më parë për shkak të mungesës së shërbimit i hidhnin në terrene të hapura duke ndotur mjedisin e këtyre zonave.
  • Bashkia Skrapar do ta shoqërojë këtë investim me nxitjen e rritjes së edukatës qytetare dhe me ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet stafit të bashkisë dhe grupit të riciklimit që është krijuar me të rinjtë në Skrapar.

     

Ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Skraparit” Z. Xhafer Ibro (Pas Vdekjes)

Në ambientet e jashtme të gjimnazit të Çorovodës u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Skraparit “, z. Xhafer Ibro (pas vdekjes). Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ish nxënës, mësues bashkëkohës të z. Ibro, mësues dhe drejtues të arsimit në Skrapar, qytetarë të Çorovodës, si dhe familjarë, të afërm të tij. Në fjalën e rastit, Kryetari i Bashkisë, z. Adriatik Mema, duke vlerësuar vendimin e Këshillit të Bashkisë, u shpreh se: “Kam zgjedhur këtë oborr shkolle, pse këtu, ai jo vetëm punoi në vitet e para të pas mbarimit të universitetit, por edhe shfaqi gjithë aftësitë dhe dhuntitë e tij në fushën e mësimdhënies në lëndën e matematikës, me të drejtë e cilësuar si mbretëresha e shkencës”.

Me tej, në fjalën e tij, z. Mema vlerësoi rolin e z. Ibro në edukimin e brezave si mësues i matematikës në gjimnazit “Ramiz Aranitasi”, në promovimin në nivel kombëtar të metodave moderne në mësimdhënien e kësaj lende, si dhe kontributin e tij në zhvillimin e arsimit në Skrapar. Duke evokuar rolin e tij në kontekstin qytetar, z. Mema u shpreh: “Teksa caktova datën për këtë ceremoni, kam kontaktuar shumë njerëz që në një mënyrë apo një tjetër e njihnin Xhafën. Me qëllimin, për të më ndriçuar më mirë dhe për t’i bërë të gjithë ata bashkautorë të kësaj fjale, ju kam bërë atyre një pyetje: “Si e keni njohur ju Xhafer Ibron?”. Ja disa nga përgjigjet që kam marrë: “I avancuar për kohën”, “mësues erudit dhe i dashur për nxënësit”, “talent dhe me kulturë qytetare”, “jam me fat që kam marrë dije dhe kulturë nga Xhafa”, “person më vlera dhe ideale të larta”, “të gjithë ata që ai ka mësuar nuk kanë për ta harruar kurrë Xhafën, mësuesin e matematikës”.

Po për të njëjtën pyetje që thashë më lart, por në një tjetër këndvështrim, atë të njeriut civil dhe veprimtarit qytetar, përgjigjet që kam marrë, ishin të tilla si: “Një xhentëlmen i këtyre anëve”, “mendje hapur” “një elegant deri në detaje”, “një njeri që i rrinte ngushtë Skrapari”.

Në fjalën e tij ai solli, gjithashtu përpara te pranishmëve, kontributin e z. Ibro, gjatë shërbimit të tij në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa, i dorëzohej certifikata e titullit të nderit nga znj. Edlira Shkëmbi, Kryetare e Këshillit të Bashkisë, bashkëshortja e z. Ibro falënderoi Këshillin e Bashkisë Skrapar, për titullin e duke e konsideruar atë si një vlerësim të lartë për gjithë atë brez mësuesish që me punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre kanë kontribuar në edukimin e brezit të ri. Shumë emocionuese ishin edhe përshëndetjet e z. Sadik Xhaferraj, ish nxënës i profesor Ibros, i kolegëve të tij, z. Fiqiri Aliaj dhe z. Petrit Brokaj, si dhe e nxënëses të këtij gjimnazi Sibora Guri. Të gjitha ata sollën copëza kujtimesh nga puna dhe miqësia me z. Ibro. Të gjithë bashkoheshin në një pikë: vlerësimi për rolin e z. Ibro si mësues me pasion, si koleg, njeri intelektual dhe i përparuar për kohën që jetoi.