Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

F5-Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore

[vc_row][vc_column][lsvr_accordion][lsvr_accordion_item title=”Fusha e organizimit dhe funksionimit të bashkisë”]Neni 21
Llojet e funksioneve
1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksione, kompetenca, si dhe funksione të deleguara.
2. Funksionet u njihen njësive të vetëqeverisjes vendore me këtë ligj. Funksione apo kompetenca të tjera mund t’u njihen një, disa apo të gjitha njësive të vetëqeverisjes vendore vetëm në bazë të ligjit.
3. Funksionet e deleguara u transferohen njësive të vetëqeverisjes vendore me ligj ose me marrëveshje. Në çdo rast delegimi i funksioneve shoqërohet nga transferta e mjaftueshme e qeverisjes qendrore për të financuar koston e ushtrimit të këtyre funksioneve.
Neni 22
Parimet për ushtrimin e funksioneve
1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore rregullojnë dhe administrojnë ushtrimin e funksioneve të veta në mënyrë të plotë dhe të pavarur, në përputhje me Kushtetutën, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe ligjet në fuqi.
2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksionet duke respektuar politikat kombëtare dhe rajonale. Për këto funksione, qeverisja qendrore mund të vendosë standarde e norma specifike të përgjithshme, me qëllim ruajtjen e interesave kombëtarë dhe ofrimin e shërbimeve cilësore.
3. Në rastet kur njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk zotërojnë fondet ose mjetet e mjaftueshme për arritjen e standardeve dhe normave kombëtare, qeverisja qendrore u jep atyre mbështetjen e nevojshme financiare.
4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore administrojnë ushtrimin e funksioneve të deleguara, sipas legjislacionit në fuqi.
5. Kur njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksionet e deleguara, qeverisja qendrore siguron mjete dhe burime financiare të mjaftueshme për të ushtruar këto funksione në mënyrën dhe në atë nivel ose standard, i cili është përcaktuar me ligj.[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Fusha e veprimtarisë ekonomiko-financiare”][/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Fusha e qeverisjes së mirë vendore (integriteti, etika, anti-korrupsioni, transparenca, llogaridhënia etj)”][/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Fusha e infrastrukturës dhe shërbimeve publike”]Neni 23   Ligji 139/2015

Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për:
1. Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
2. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
3. Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.
11
4. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore.
5. Ndriçimin e mjediseve publike.
6. Transportin publik vendor.
7. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit.
8. Shërbimin e dekorit publik.
9. Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
10. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
11. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.
12. Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.
13. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
14. Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Fusha e shërbimeve sociale”]Neni 24  Ligji 139/2015

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
1. Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
2. Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
3. Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore.
4. Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Fusha e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese”]Neni 25      Ligji 139/2015

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
1. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
2. Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
3. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetarëve.
4. Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Fusha e mbrojtjes së mjedisit”]Neni 26  Ligji 139/2015

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
1. Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja.
2. Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike.
3. Zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese, në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e mjedisit.[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Fusha e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit”]Neni 27  Ligji 139/2015

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
1. Administrimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
2. Administrimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
3. Krijimin dhe administrimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi.
4. Krijimin dhe administrimin e skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
5. Administrimin e fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas legjislacionit në fuqi.
6. Mbrojtjen e natyrës e të biodiversitetit, sipas legjislacionit në fuqi.[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Fusha e zhvillimit ekonomik vendor”]Neni 28   Ligji 139/2015

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
1. Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
2. Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
3. Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike.
4. Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.
5. Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik etj.
6. Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Fusha e sigurisë publike”]Neni 29 Ligji 139/2015
Bashkitë janë përgjegjëse për garantimin e këtyre funksioneve:
1. Mbrojtjen civile, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
2. Garantimin e shërbimit të zjarrfikësve, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
3. Garantimin e mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
4. Parandalimin e kundërvajtjeve administrative, forcimin, inspektimin dhe monitorimin e zbatimit të rregulloreve e të akteve të njësive të vetëqeverisjes vendore brenda juridiksionit të tyre vendor dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Fusha e funksioneve dhe kompetencave të deleguara”]Neni 30  Ligji 139/2015

1. Funksionet dhe kompetencat e deleguara janë të detyrueshme ose jo të detyrueshme.
2. Funksione dhe kompetenca të detyrueshme janë ato të përcaktuara me ligj.
3. Institucionet qendrore, kur lejohet me ligj, autorizojnë bashkinë ose qarkun të kryejnë funksione të caktuara, duke përcaktuar, kur është e nevojshme, procedurat e kryerjes e të kontrollit për zbatimin e tyre.
4. Institucionet qendrore mund të autorizojnë bashkinë dhe/ose qarkun të ushtrojnë një kompetencë të vetme për një funksion të caktuar.
5. Bashkisë ose qarkut mund t’u delegohen funksione dhe kompetenca të tjera jo të detyrueshme, mbi bazën e një marrëveshjeje midis njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose kompetencë.
6. Në çdo rast qeverisja qendrore u garanton njësive të vetëqeverisjes vendore mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara.
7. Bashkia ose qarku, me nismën e tyre, mund të përdorin burimet e veta financiare për ushtrimin e funksioneve e të kompetencave të deleguara, me synim ngritjen në nivel më të lartë të shërbimit në interes të bashkësisë.[/lsvr_accordion_item][/lsvr_accordion][/vc_column][/vc_row]

Procedurat e bërjes së Kërkesës, Ankesës, vërejtjes dhe sinjalizimeve ndaj organeve të Bashkisë Skrapar

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Nenit 19 të Ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” Neneve 10 dhe 13 të ligjit Nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Kryetari i Bashkisë
Përgjegjës për Publikimin: Struktura e Sinjalizimit, Ankesave dhe Vërejtjeve

Përditësohet së shpejti

Të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Auditit të Brendshëm

Neni 43/3 I ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore” Neni 7 pika dh Ligji 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” Nenet 8 pika c dhe neni 12 pikat ç dhe d të ligjit Nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: brenda 30 ditëve nga dorëzimi I raportit përfundimta
Organi që miraton: Kryetari i Bashkisë
Përgjegjës për Publikimin: Auditi i Brendshëm
Përgjegjësitë e drejtuesit të njësisë së auditimit të brendshëm
a ) organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm, sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me nenin 8 të ligjit 114/2015
b) hartimin e Kartës së Auditimit, akteve të tjera specifike për fusha të veçanta të auditimit të brendshëm, në zbatim të këtij ligji dhe akteve të tjera në zbatim të tij, si dhe dërgimin e tyre për informacion në strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm;
c) hartimin dhe zbatimin e planit strategjik e vjetor për veprimtarinë e auditimit të brendshëm dhe dërgimin për informacion në strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm, pas miratimit nga titullari i njësisë publike;
ç) përgatitjen e raportit vjetor, i cili i dërgohet strukturës përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm dhe përmban të dhënat e mëposhtme, por nuk kufizohet vetëm në to:
i) angazhimet e auditimit, të kryer gjatë periudhës së raportuar;
ii) shmangiet nga plani, arsyet dhe argumentet përkatëse;
iii) vlerësimin e sistemeve të kontrollit brenda njësisë publike dhe për rekomandimet për përmirësim;
iv) veprimet e ndërmarra nga titullari i njësisë publike për zbatimin e rekomandimeve, si dhe çdo rekomandim të pazbatuar;
d) raportimin menjëherë në formë të shkruar tek titullari i njësisë publike dhe te Ministri i Financave, i cili ka në varësi strukturën e inspektimit financiar publik, kur zbulon parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e njësisë së auditimit përbëjnë vepër penale.
Të drejtat e audituesve të brendshëm
Audituesit e brendshëm, në kryerjen e misionit të tyre, kanë të drejtat e mëposhtme:
a) të ushtrojnë në mënyrë të pavarur funksionin e auditimit, pa lënë hapësirë për ndërhyrje nga kolegët, mbikëqyrësit, drejtuesit e njësisë së auditimit apo pala e audituar, me përjashtim të marrëdhënieve të ndërsjella të këshillimit;
b) të kërkojnë dhe të sigurojnë të gjitha të dhënat me karakter teknik, ekonomik e financiar dhe menaxherial të njësisë që auditohet, duke marrë përsipër ruajtjen e fshehtësisë së tyre, sipas legjislacionit në fuqi;
c) të marrin nga punonjësit e njësisë së audituar, për rastet që gjykohet e nevojshme, shpjegime, deklarata dhe fotokopje të dokumenteve, në të cilat titullari i njësisë publike të audituar ka vënë shënimin “e njëjtë me origjinalin”, si dhe materiale të transportueshme, në formë elektronike, që janë subjekt i auditimit të brendshëm;
ç) të kenë kushtet e nevojshme, zyrë dhe pajisje logjistike të përshtatshme për ushtrimin e veprimtarisë së auditimit, kur auditimi kryhet jashtë ambienteve të njësisë publike;
d) të ndjekin, në mënyrë periodike, trajnimin e vijueshëm profesional, sipas kërkesave të nenit 20 të ligjit 114/2015
dh) t’i paraqesin kërkesën drejtuesit të njësisë së auditimit për heqjen dorë nga një veprimtari auditimi, kur vlerësojnë se për shkaqe të argumentuara cenohen besueshmëria dhe cilësia e auditimit ose në rastet kur veprimtaria audituese është në kushtet e konfliktit të interesit.
Përgjegjësitë e audituesve të brendshëm
Përgjegjësitë e audituesve të brendshëm janë:
a) të njohin, të respektojnë dhe të ushtrojnë veprimtarinë audituese në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe me standardet ndërkombëtare, të pranuara, të auditimit të brendshëm;
b) të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë objektive dhe me profesionalizëm;
c) të veprojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Kodin e Etikës, Kartën e Auditimit dhe rregullat për konfidencialitetin për audituesin e brendshëm;
ç) të kryejnë auditime në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga interesi publik, për të forcuar besimin në ndershmërinë, paanësinë dhe efektivitetin e shërbimit;
d) të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave, fakteve apo rasteve të gjetura gjatë kryerjes së auditimit apo të lidhur me të, si dhe të ruajnë dokumentet për çdo angazhim auditimi të kryer, bazuar në detyrimet, që rrjedhin nga ligjet në fuqi për të drejtat e përdorimit dhe të arkivimit të informacionit zyrtar;
dh) të përditësojnë rregullisht njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në mënyrë që t’i përdorin ato me efikasitet dhe për të garantuar cilësinë e shërbimit;
e) të japin rekomandime për njësinë e audituar për përmirësimin e veprimtarisë, efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm, si dhe për masat që duhen ndërmarrë në rastet e konstatimit të dëmeve ekonomike e financiare për zhdëmtimin e tyre dhe për të ulur mundësinë e përsëritjes;
ë) të raportojnë menjëherë te drejtuesi i njësisë së auditimit kur zbulohen parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e audituesve të brendshëm përbëjnë vepër penale.

Kodi Etik për Audituesin e brendshëm

Neni 43/3 I ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore” Neni 7 pika dh Ligji 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” Nenet 8 pika c dhe neni 12 pikat ç dhe d të ligjit Nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: brenda 30 ditëve nga dorëzimi I raportit përfundimta
Organi që miraton: Kryetari i Bashkisë
Përgjegjës për Publikimin: Auditi i Brendshëm
Kodi i Etikës
Kodi i Etikës është një akt administrativ që miratohet me urdhër të titullarit të njësisë publike, në të cilin janë të përcaktuara qartë rregullat e sjelljes dhe parimet që duhet të udhëheqin punën e audituesve të brendshëm. Kodi i etikës i referohet Kodit të Etikës të publikuar nga Instituti i Audituesve të Brendshëm. (ngarkohet këtu)
Kodi Etik për Audituesin e Brendshem Versioni Elektronik (copy)