Lista e Akteve për të Cilat është e Detyrueshme Zhvillimi i Konsultimit Publik
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati i Publikimit: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Organi që Zbaton: Sekretari I Këshillit Koordinatori për njoftimimin dhe konsultimin publik
Aktet të cilat prej nesh janë të detyrueshme për zhvillim të konsultit publik janë:
– Buxheti Vjetor dhe ndryshimet e tij
– Programet Buxhetore Afatmesme dhe Afatgjata
– Projekt-Buxhetet Vjetore, Afatmesme apo Afatgjata
– Taksat dhe Tarifat Vendore
– Tjetërsimi ose Dhënia në Përdorim të Pronave të Tretëve
– Rregullorja e Brendshme e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë,
normat, standardet dhe kriteret për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të këshillit të bashkisë që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik