Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Lajme

Qendra Rekreative

  • Drejt përfundimit ndërtimi i Qendrës Rekreative në lagjen “5 Shtatori”.

 

  • Bashkia Skrapar ka nënshkruar një Kontratë me IADSA, e cila parashikon ndërtimin e Qendrës Rekreative dhe rehabilitimin e fasadave të pallateve të banimit përreth kësaj qendre.

 

  • Projekti parashikon transformimin rrënjësor të një sipërfaqe të konsiderueshme të mbushur me ndërtime pa leje apo të rrënuara dhe kthimin e saj në një qendër rekreative për fëmijët, të rinjtë, dhe moshën e tretë.

 

  • Ky investim do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve, dhe do ju ofrojë qytetarëve një ambient shplodhës.

 

  • Aktualisht punimet kanë përfunduar dhe këto ditë pritet të fillojë puna për rehabilitimin e fasadave.

                                 

Trajnim për stafin e Bashkisë Skrapar

 

  • Tryeza e Diskutimit: “PBA 2022-2024 dhe Buxhetimi i Përgjithshëm Gjinor”
  • UN Women së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë zhvilluan më datë 18.05.2021 në Bashkinë Skrapar, trajnimin me fokus në mbështetjen e tyre mbi procesin e buxhetimit dhe përfshirjes efektive të Buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor në të, me fokus të veçantë buxhetimit të politikave sociale.
  • Fokusi i trajnimit ishte:

 

  • Vlerësimi i kapaciteteve dhe nevojave të stafit të Bashkisë lidhur me procesin e buxhetit dhe përfshirjes efektive të buxhetimit të përgjithshëm gjinor në të gjitha hapat e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të buxhetit.
  • Përdorimi i buxhetimit të përgjithshëm gjinor në hartimin sa më të mirë të buxheteve që do të mundësojnë zbatimin e politikave sociale në Bashki, me fokus grupet vulnerabel.
  • Hartimin e politikave dhe buxheteve sociale që targetojnë nevojat e grave dhe vajzave vulnerabel.
  • Mentorim dhe mbështetje të stafit gjatë përgatitjes së PBA aktuale.

       

Ndërtimi i Ujësjellësit të Ri të qytetit

  • Prej afro 1 viti vijon puna për ndërtimin e Ujësjellësit të Ri së qytetit të Çorovodës dhe fshatit Sharovë.
  • Në përfundim të këtij projekti madhor rreth 6000 banore të qytetit do të përfitojnë:

24 orë ujë të pijshëm dhe me cilësi

Rritjen e sasisë së ujit/frymë

Eliminimin e ndotjeve të ujit.

Përmirësimi i cilësisë së jetës të qytetarëve të Çorovodës.

 

Ndërtimi i murit mbrojtës

Drejt përfundimit të punimeve për Murin Mbrojtës përgjatë lumit të Guhakut.

📌    Ky investim me financim nga vetë Bashkia Skrapar, ka për qëllim jo vetëm mbrojtjen  nga gërryerja e lumit të Guhakut, por edhe rikthimin e një pjese të gjatësisë së lumit, në një mini hapësire me lulishte, shëtitore, ambient pushimi.