Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Lajme

Pastrimi i rrugës nga kthesa e Vërzhezhës në hyrje të qytetit

Bashkia Skrapar në bashkëpunim me Kompaninë 2T bënë të mundur pastrimin e segmentit rrugor nga kthesa e Vërzhezhës deri ne hyrje të qytetit. Gurët dhe dherat e shumtë te shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit e kishin vështirësuar së tepërmi lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor, i cili përdoret më së shumti nga bizneset që operojnë në Skrapar. Faleminderit Kompanisë 2T për bashkëpunimin dhe gatishmërinë.

 

   

    

Takimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave

Bashkia Skrapar  dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkruan në datën 03.06.2021, Marrëveshjen e Bashkëpunimit për hapjen e Këndit Arkivor në shërbim së studiuesve të  Skraparit.

 

📌 Këndi Arkivor Skrapar është hapur në ambientet e bibliotekës së qytetit.

 

📌 Në hapjen e këtij Këndi Arkivor, të pranishëm ishin Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Prof.As.Dr. Ardit Bido, Kryetari i Bashkisë Skrapar Z. Adriatik Mema, Drejtore e Arkivit për Qarkun Berat Znj. Estela Gjoka,  dhe Përgjegjsia  e Qendrës Kulturore “Riza Cerova” Znj. Zylçe Hoxha, etj.

 

📌 Për ata që do të kërkojnë shërbimin që ofrohet në Këndin Arkivor Skrapar, procedurat janë të njëjta si në sallën e studimit në Tiranë, pa asnjë ndryshim.

 

📌 Në këtë kënd, përmes kësaj platforme, çdo person i interesuar, mund të kërkojë dokumente arkivore të fondit të pasur me mbi 300 milionë dokumente që ka Arkivi i shtetit shqiptar,  pa qenë e nevojshme të udhëtojë drejt sallës së studimit të DPA-së.

 

📌 DPA fton çdo qytetar që të përfitojë nga ky shërbim i ofruar duke respektuar rregullat e saj. Këndi Arkivor shërben vetëm për arsye studimore. Nëse dëshironi dokument        pronësore, amza shkollore, vjetërsi pune e dokumente të tjera biografike, duhet të bëni aplikim pranë Postës Shqiptare ose në faqen kerkesa.arkiva.gov.al, jashtë Këndit Arkivor. Studiuesi gjatë kohës që shfrytëzon Këndin Arkivor është i detyruar të zbatojë rregulloren e Bibliotekës së qytetit të Skraparit.

 

📌 Regjistrimi në Sallën e Studimit kryhet nga çdo kompjuter me lidhje me internet, jashtë këtij Këndi Arkivor, në adresën katalogu.arkiva.gov.al. Pas aprovimit, që zgjat një ditë   pune, do të pajiseni në email-in tuaj me fjalëkalimin për të hyrë në Sallën e Studimit. Pasi të jeni regjistruar, mund të porosisni dosjet që dëshironi të konsultoni, si në këtë Kënd Arkivor, ashtu edhe në çdo kompjuter tjetër që ka lidhje me internet, në adresën katalogu.arkiva.gov.al. Dosjet e porositura nga ju do të shërbehen ditën që keni përzgjedhur në sistem dhe do të qëndrojnë të qasshme për pesë ditë pune. Nëse dëshironi të porosisni kopje dixhitale të një ose disa dokumenteve, ndiqni udhëzimet që ofron sistemi, përfshi edhe mënyrat e pagesës.

 

   

Rehabilitimi i rrugës së Prishtës

  • Prej disa ditësh kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës së fshatit Prishtë.
  • Ky projekt u mundësua me kontributin e komunitetit dhe në bashkëpunim me Bashkinë.

Rehabilitimi  i kësaj rruge pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve.

 

   

   

Rikualifikimi i ambjenteve të qendrës së Njësisë Administrative Potom

  • Nga punimet në objektin: “Rikualifikimi i Qendrës së Njësisë Administrative Potom”
  • Projekti u përqendrua në rikualifikimin e Qendrës së Njësisë Administrative Potom.

Aktualisht punimet kanë përfunduar dhe ky projekt ndikon drejtpërdrejt në rritjen e

mirëqenies së banorëve të njësisë.

Punimet  janë kryer nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Skrapar. Puna do të vijojë  në të gjitha fshatrat ku ndërhyrja është e nevojshme.

 

       

Takim me Ambasadoren e Suedisë

  • Vizita e Ambasadores së Suedisë Elsa Hastad në Bashkinë Skrapar.
  • Kryetari i Bashkisë Skrapar Z. Adriatik Mema priti në një takim zyrtar Ambasadoren Suedeze Znj. Elsa Hastad. Fokusi i takimit ishte projekti “Forcimi i Pylltarisë së Qëndrueshme përmes Ndërtimit të Kapaciteteve në Menaxhimin e Pyjeve të Bazuar në Bujqësi”; mbështetja suedeze për përmirësimin e punës në fusha të ndryshme- për mjedisin, për më shumë vende pune për banorët që jetojnë në zonat rurale.