Transparenca
Informacion ne lidhje me transparencën e Bashkisë Skrapar mbi prokurimet publike , konsultimet publike , buxhetin dhe financat, raportet e monitorimit dhe performances.
Të dhënat për strukturat komunitare në fshat
Detyrat, Kompetencat rreth strukturave komunitare
Publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati kohor: 10 ditë nga shpallja e miratimit
Organi që Miraton: Këshilli i Bashkisë
Përgjegjës për Publik: Koordinatori për të drejtën për Informim
STRUKTURA KOMUNITARE NE FSHAT
Fshati drejtohet nga kryetari dhe kryesia e fshatit.
Perberja e kryesise se fshatit duhet te respektoje ligjin per barazine gjinore.
Kryetari dhe kryesia e fshatit kujdesen per parandalimine nderhyrjeve te paligjshme ne rjetin e furnizimit me uje te pijshem, te kanaleve mbrojtese si dhe kanaleve te ujitjes dhe kullimit.
b-Kujdesen per nderhyrjet e paligjshme te çfaredolloj demtimi ne rruge, trotuare , sheshet publike ne fshat etj.
c-Administrimin e varrezave te fshatit.
d-Kujdesen per ruajtjen e pyjeve dhe kullotave
Detyrat me te hollesishme percaktohen ne rregulloret dhe urdheresat e KB
Kryetari i fshatit ka te drejte me nismen e tij te vije ne mbledhjen e KB dhe te shprehe mendimin e tij ne mbledhje per çeshtje qe jane te lidhura me fshatin perkates.
Mënyra dhe Forma e Paraqitjes së Iniciativës Qytetare
Iniciativat qytetare për të propozuar dhe hartuar politika është një mekanizëm tjetër që fuqizon komunitetin për të vepruar dhe për të ndryshuar politikat në bashkitë e tyre.
Sipas nenit 20 të ligjit për vetëqeverisjes vendore, çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se 1% e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak (kjo rregullore momentalisht është në riformatim).
Propozimet e ardhura në këshillin bashkiak si iniciativë qytetare, kur kanë ndikim financiar në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, shqyrtohen në këshill, sipas rendit të ditës, dhe nuk mund të miratohen pa marrë më parë mendimin e kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Statistika vendore me të dhëna kyç për Bashkinë Skrapar
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të Bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë pas miratimit
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë
Përgjegjës për Publikim: Drejtori i Financës, Ekonomisë, Buxhetit dhe Tatim – Taksave