| tapa |
Përgjegjës |
Përcakton |
Miratimi |
Afati i miratimit në KB |
Konsultimi i detyrueshëm me |
Hyrja në fuqi |
| Plani Strategjik i Zhvillimit të Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore |
Kryetari |
• politikat për zhvillimin e qëndrueshëm të njësisë së vetëqeverisjes vendore (shtrihet për jo më pak se 5 vite);
• merr në konsideratë nevojën dhe potencialet e zhvillimit vendor si dhe prioritetet rajonale e kombëtare të zhvillimit strategjik;
• zbatohet nëpërmjet programit buxhetor afatmesëm të njësisë. |
Këshilli |
– |
Njësinë përkatëse të koordinimit të strategjive në qeverisjen qendrore; Ministrinë e Financave; Komunitetin vendor; Grupet e interesit; Njësi të tjera, me të cilat kufizohet territori i saj. |
|
| Kalendari i programit buxhetor afatmesëm dhe i buxhetit vjetor |
Kryetari i Bashkisë |
|
Këshilli Bashkiak |
Jo më vonë se 31 Dhjetor |
– |
Ditën e parë të cdo viti buxhetor |
| Raporti për vlerësimet dhe parashikimet afatmesme të të ardhurave |
Kryetari e paraqet jo më vonë se 31 janar |
• metodologjia e përdorur për parashikimet afatmesme të të ardhurave;
• analiza të efekteve të politikave të reja fiskale ose të ndryshimit të atyre ekzistuese;
• analiza e risqeve dhe masave për përballimin e tyre. |
Këshilli |
Jo më vonë se 1 Mars |
– |
– |
| Tavanet përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm në nivel programi |
Kryetari |
Bazuar në vlerësimet dhe parashikimet afatmesme të të ardhurave të miratuara dhe në vlerësimet afatmesme të transfertave të përcaktuara në udhëzimin e përgatitjes së buxhetit vendor të Ministrisë së Financave. |
Këshilli |
Jo më vonë se 15 Mars |
– |
– |
| Udhëzimi i përgatitjes së buxhetit të njësisë së vetëqeverisjes vendore |
Kryetari |
• përcaktimin e programeve buxhetore dhe të ekipeve të menaxhimit të programeve përkatëse;
• tavanet përgatitore të shpenzimeve në nivel programi për tre vitet e ardhshme;
• afatet e Përgatitjes së kërkesave të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm. |
Kryetari |
Jo më vonë se 5 ditë nga miratimi tavaneve |
– |
– |
| Programi buxhetor afatmesëm vendor |
Kryetari |
Përfshin informacionin për dy vitet e fundit, vitin buxhetor dhe tre vitet vijuese për çdo program të çdo njësie të vetëqeverisjes vendore për:
• secilën kategori të të ardhurave;
• shpenzimet sipas klasifikimit administrativ, funksional dhe ekonomik për çdo program buxhetor;
• qëllimet e objektivat e politikave të programeve,projektet e investimeve publike, produktet e programeve dhe kostot e tyre përkatëse;
• vlerësimin e kostove të politikave aktuale dhe atyre të reja, të planifikuara për financim nëpërmjet shpenzimeve buxhetore vendore vjetore dhe afatmesme;
• informacionin për standardet e shërbimeve të ofruara nga çdo program buxhetor dhe niveli i përmbushjes së tyre. |
Këshilli |
Brenda datës 30 qershor. |
Ministria e Financave |
Publikimi brenda datës 5 korrik nga Kryetari. |
| Tavanet përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm në nivel programi |
Kryetari |
|
Këshilli |
Brenda datës 20 korrik. |
|
|
| Udhëzimi plotësues për përgatitjen e buxhetit të njësisë së vetëqeverisjes vendore |
Kryetari |
• tavanet përfundimtare të shpenzimeve në nivel programi për secilin nga tre vitet e ardhshme;
• afatet e përgatitjes së kërkesave të rishikuara të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm. |
Kryetari |
Jo më vonë se 5 ditë nga miratimi nga |
|
|
| Programit buxhetor afatmesëm të rishikuar |
Kryetari |
|
Këshilli |
Brenda 15 shtatorit duhet të jetë miratuar dhe dërguar në MF. |
Seanca dëgjimore me komunitetin dhe grupet e interesit dhe MF deri më 5 tetor. |
|
| Programi buxhetor afatmesëm përfundimtar + buxheti vjetor |
Kryetari e depoziton jo më vonë se 30 nëntori në Këshill. |
|
Këshilli |
Jo më vonë se data 25 dhjetor. |
Këshilli Bashkiak nga ana e tij e ka të detyrueshëm kryerjen e konsultimeve me komunitetin dhe grupet e interesit. |
Publikimi në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen zyrtare të njësisë së vetëqeverisjes vendore, jo më vonë se data 31 dhjetor. |