Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: November 2018

Bursat për Vitin Akademik 2018 – 2019 Ja dokumentet e nevojshme për tu paraqitur në Bashki brenda 15 dhjetorit

Mbështetur në VKM Nr.903 datë 21.12.2016, “Për Përcaktimin e Kritereve për Përfitimin e Bursave nga Fondi i Mbështetjes Studentore për Studentët e Shkëlqyer, Studentët që Studiojnë në Programe Studimi në Fushat Prioritare dhe Studentët në Nevojë” si dhe Urdhërit nr.658 datë 27.12.2017 “Mbi Miratimin e Numrit të Bursave Financiare për Studentët që Ndjekin Studimet në IAL Publike, të Regjistruar në Vitin e Parë Akademik në Programet e Ciklit të Parë Të studimeve me Karakter Profesional dhe në Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, për Vitin Akademik 2017 – 2018” i ndryshuar.

Dokumentet që duhet të paraqiten për t’u pajisur me bursë për vitin akademik 2018-2019

  1. Çertifikatën e gjendjes familjare. (Nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar, vetëm në rastet kur studenti është i martuar dhe akomodohet në konvikte publike). (nxirret nga bashkia)
  2. Vërtetimin e ndihmës ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore. (nxirret nga bashkia)
  3. Vërtetimin për studentet me aftësi të kufizuara nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë që janë përfitues të kësaj pagese. (nxirret nga bashkia)
  4. Për vëllezërit dhe motrat që vazhdojnë shkollën dokumentin nga shkolla (Nëse janë studentë vërtetimin nëse janë trajtuar me burse, ose jo më parë).
  5. Dokumentin nga zyra e tatimeve që të vërtetojë së çdo pjesëtar nga familja e studentit duke përfshirë edhe studentin nuk ushtron aktivitet privat. (nxirret nga bashkia)
  6. Vërtetimin e statusit të jetimit.
  7. Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore duhet që të dorëzojnë Vendimin e Gjykatës së formës së prerë.
  8. Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror duhet të dorëzojnë vërtetimin e marrë nga zyrat përkatëse.
  9. Studentët që kanë humbur prindin në krye dhe për shkak të detyrës duhet të dorëzojnë po ashtu vendimin përkatës.
  10. Vërtetimin që jeni studentë.
  11. Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me burse.
  12. Deklaratën personale (nxirret nga bashkia)

Nuk pranohen dokumentet për bursë për këto kategori studentësh:

  • Kur janë ndarë nga trungu familjar.
  • Janë duke ndjekur një program të dytë studimi.
  • Kur vijnë nga familjet që ushtrojnë veprimtari private.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 15.12.2018  në  Bashkine Skrapar

 

Shërbime në fushën e zhvillimit ekonomiko vendor

Neni 32 dhe 33 i ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit
  • Vërtetime të ndryshme për detyrimet, shlyerjen e tyre etj
  • Pajisje për Leje për zhvillimin e aktiviteteve argëtuese, kulturore, manifeste politike etj.
  • Pajisje me leje për zhvillim panairi në hapësira publike
  • Pajisje me leje për zënie hapësire publike nga aktivitetet restorative / rekreative
  • Informim në lidhje me zhvillimin e pronës sipas PPV
  • Hartim i PDV
  • Hartim gentplan ( i azhornuar) i pronës për leje zhvillimi dhe deklarime paraprake
  • Konfirmim për vijën kufizuese të qytetit të Skraparit
  • Leje Zhvillimi
  • Leje Ndërtimi
  • Ndryshim i aktivitetit / funksionit
  • Rishikim i kushteve të lejes së ndërtimit
  • Shtyrja e afatit të lejes së ndërtimit
  • Ndryshimi i subjektit zbatues
  • Konfirmim i lejes së ndërtimit
  • Deklaratë për kryerje punimesh
    (Shënim: Kjo listë shërbimesh mund të jetë e përditësueshme me elementë të rinj)

Shërbime në fushën e Bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit

Neni 32 dhe 33 i ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit
  • Dhënie me qera të aseteve të Bashkisë nën/mbi 200 metra katror
  • Pajisje me konfirmim kufizim prone private me pronë shtetërore
  • Pajisje me konfirmim per pronat e Bashkisë ( për oborr me përdorim)
  • Pajisje me vërtetim trajtimi me tokë (arë) sipas ligjit Nr.7501
  • Pajisje me çertifikatë përdorimi
  • Pajisje me vërtetim të tokës në pronësi/përdorim
  • Pajisje me Vërtetim për ushtrim aktiviteti bujqësor apo blegtoral
  • Pajisje me Aktin Marrjes së Tokës në Pronësi
  • Pajisje me Vërtetimin e Pagesës së Taksës për Tokën Bujqësore dhe ndërtesën
  • Pajisje me Deklaratë Kufitarësh
  • Pajisje me Vërtetim që është pajisur me tokë ( për jashtë shtetit)
  • Pajisje me Vërtetim që nuk është pajisur me tokë
  • Dërgim Dokumentacioni për rregjistrim Fillestar Toke Bujqësore
  • Dërgim Dokumentacioni për rregjistrimin fillestar Tokë – Truall

Shërbime në fushën e sportit, kulturës dhe argëtimit

Neni 32 dhe 33 i ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit
  • Leje për sallat apo mjediset për aktivitete kulturore
  • Dhënie kostumesh popullore me qera
  • Leje për zhvillim aktivitetesh sportive ne mjediset e menaxhuara sportive
  • Leje për përdorim mjetesh apo vendesh për aktivitete argëtuese

Shërbime në fushën e shërbimeve sociale

Neni 32 dhe 33 i ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit
  • Përfitim nga Programet e Strehimit Social
  • Pajisje me vërtetim si i pastrehë
  • Përfitim Burse Studimi Brenda Vendit
  • Përfitim Ndihme Ekonomike
  • Përfitim Pagese për Paraplegjik dhe Tetraplegjik
  • Përfitim Pagese për Verbërinë
  • Përfitim pagese për shtesë invaliditeti
  • Përfitim Pagese për aftësi ndryshe
  • Përfitim ndihme ekonomike për shërbim kujdestarie për të mitur
  • Përfitim pranimi i personave me aftësi ndryshe në institucionet ditore
  • Pajisje me vertetim për të ardhurat ekonomike
  • Pajisje me vërtetim për takim në burg
  • Pajisje me vërtetim me vlerërësim moralo-shoqëror
  • Përfitim kompesimi të energjisë elektrike për kategoritë para dhe tetra plegjike si dhe të verbër
  • Përfitim i mbrojtjes së të miturve
  • Përfitim i Shpërblimit të lindjes