Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Lajme

AlbNet-EITI, trajnim në Skrapar: Renta të përcaktohet bazuar në sasinë e nxjerrjes së produktit jo nga shitjet

Rrjeti i shoqërisë civile AlbNet-EITI zhvilloi nje tjetër trajnim në qytetin e Corovodës, Skrapar më 28 shkurt. Takimi kishte si synim rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës lokale për realizimin e standarteve të EITI-t. Në takim morën pjesë përfaqësues të komunitetit, zyrtarë të pushtetit lokal në bashkinë e Skraparit dhe drejtues të njësive administrative në këtë bashki. Drejtoresha e rrjetit dhe ndërkohë drejtore e Qendrës Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim, Anila Hajnaj theksoi rëndësinë e njohjes me inisiativën EITI dhe zbatimin e saj në zonat e industrisë nxjerrëse ndërsa vuri në dukej rezultatet e projektit të financuar nga ambasada zviceriane në Tiranë. Ne prezantimin e saj ajo ngriti disa probleme që lidhen me zbatimin e ligjeve dhe standartet që kërkon inisiativa e EITI-t ku Shqipëria është anëtare që nga viti 2013. Hajnaj tha se kjo inisiative siguron një menaxhim më të mirë të burimeve natyrore ndërkohë që kërkoi nga qeveria të ndante tarifën koncesionare me pushtetin lokal. Eksperti i EITI-t dhe njëkohesisht drejtues i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë, Sami Neza tha se shoqëria civile ka një rol të rëndëishëm në zbatimin e EITI-t ndërsa prezantoi edhe moment nga projektligji i ri për Transparencën në Industrinë Nxjerrëse që lidhet me pronësinë reale. Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve të tyre ngritën një varg problemesh. Ata kërkuan që renta të përcaktohej në bazë të sasive që nxirren nga industria dhe jo të shitjes siç është tani; po ashtu u kërkua që në rastin e inerteve të kontrollohej më mirë përcaktimi i cilësisë së produktit pasi në mënyrë që të ulen pagesat pronarët e kompanive manipulojnë mbi cilësinë. Për ta problemi i ndotjes mjedisore dhe dëmtimit të ambientit nuk është zgjidhur pasi pagesa e tarifës mjedisore nga kompanitë është e pamjaftueshme për të reabilituar dëmet e mëdha që bëjnë kompanitë.

Vlerësimi i Qeverisjes Vendore – Projekti Star 2 nis fazën e dytë të vlerësimit në Bashkinë Skrapar

Projekti STAR2 ka filluar fazën e dytë të vlerësimit të qeverisjes vendore në 61 Bashkitë e vendit. Këtë të hënë 24.02.2020 takimet u zhvilluan në Bashkinë Skrapar. Në grupe tematikë me pjesëmarrjen e 14 punonjësve u bë vlerësimi i konceptuar përmes diskutimeve,role-play dhe pyetjeve ushtrimore. Kjo është faza e dytë e këtij projekti. STAR2 është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Qeveria e Suedisë, Qeveria e Italisë, Qeveria e Zvicrës, USAID/Albania, UNDP Albania dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri UNDP Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Star 2, në thelb synon konsolidimin e reformës territoriale dhe administrative. Takimi i zhvilluar rreth mesditës në mjediset e Bashkisë Skrapar u konsiderua i suksesshëm dhe pati interes dhe rol aktiv të pjesëmarrësve në diskutime. Axhenda ditore e aktiviteteve të ditës, në kuadër të këtij projekti vijoi pasditen e së hënës edhe me komunitetin.

Thirrja e pestë e programit kombëtar të praktikave – Bashkia Skrapar

Zbulo veten tënde, bëhu pjesë e diçkaje më të madhe!
Jepi vetes mundësinë të përfitosh përvojë pune në Administratën Publike.
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës rifillon!

Thirrja e pestë e programit është një mundësi e artë për të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve ‘Bachelor’ dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.
Bashkia Skrapar kërkon (5) praktikantë me profile studimi:
(2) Ekonomi/Turizëm;
(1) Logopedi;
(1) Punë Sociale/ Psikologji/ Socilogji;
(1) Inxhinieri Ndërtimi.
Nëse interesimi juaj përkon me kërkesën tonë, jeni të lutur të plotësoni online aplikimin tuaj duke klikuar KËTU

Përgënjeshtrim: Mbi shkrimin e portalit Pamfleti.net datë 11.02.2020

Bashkia Skrapar kërkon të përgënjeshtroj një shkrim aspak profesional të publikuar në portalin “Pamfleti.net“. Pa verifikuar asnjë informacion ky portal publikoi një lajm të rremë me titull: “Dokument/ Ligji vazhdon të shkelet, kryebashkiaku i Skraparit aksioner në kompaninë që përfiton tendera”.
Nuk është normale që ky portal apo shkruesi i këtij shkrimi, janë mjaftuar me të dhënat emër mbiemër, të një personi tjetër që mban po të njëjtin emër me mua, por nuk verifikojnë dot gjeneralitetet e tjera që nuk përputhen aspak . Datëlindja ime nuk është 1983, ( siç citohet në dokumentet e subjektit tregtar) por 1967. Po ashtu atësia dhe mëmësia ime, me personin e cituar në shkrim si aksioner nuk përputhen. Përveç, vitit të lindjes, atësisë, mëmësisë edhe vendlindja me personin e cituar në këto shkrim nuk dëshmojnë asnjë të vërtetë të cituar në titull apo ilustruar me imazhet fotografike të miat në shkrim me personin e cituar. Kryetari i Bashkisë Skrapar quhet Adriatik Mema me datëlindje 23.02.1967 me atësi Maliq dhe mëmësi Mbarime dhe nuk është aksioner i asnjë subjekti tregtar. Personi emri i të cilit përmendet në shkrim përveç ngjashmërisë së emrit dhe mbiemrit nuk ka asnjë lidhje me personin tim.