Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Lajme

Çorovodë – Konkursi në kuadër të 75 Vjetorit të Çlirimit – Nxënësit e gjimnazit “Muhamet Kondi” shpallen fitues

Nxënësit e dy gjimnazeve u “përballën” në betejën e dijes mes njëri – tjetrit, në një aktivitet që u organizua në Çorovodë. Për afro 50 minuta, salla e Kinemasë “Tafik Lapani” në Çorovodë u shndërrua në burim duartrokitjesh për nxënësit e dy shkollave. Më herët, një konkurs mbi dijet në histori u zhvillua të premten në 22 Nëntor 2019. Nxënësit e gjimnazit “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë dhe nxënësit e gjimnazit “Muhamet Kondi” në Poliçan, sfiduan njëri tjetrin në njohuritë e tyre. Aktiviteti zgjoi kureshtje dhe nga organizatorët ai, ishte konceptuar në formë spektakli ku krahës pyetjeve, gërshetoheshin bukur këngët, vallet dhe realizimet artistike të vetë nxënësve. Juria e përbërë nga 3 anëtarë, në fund të aktivitetit shpalli fitues të kësaj sfide mes dy gjimnazeve, Gjimnazin “Muhamet Kondi”, Poliçan. Ky aktivitet hapi siparin e aktiviteteve të shumta që Bashkia Skrapar do të realizoj për vitin jubile të 75-së Vjetorit të Çlirimit.

Aktivitetet e Bashkisë Skrapar në Kuadër të 75 Vjetorit të Çlirimit të Vendit

Data
22 Nëntor 2019
ora 10:00 Fitimtarët
Konkurs mes njohurive të nxënësve të Gjimnazit së Skraparit dhe Poliçanit
Salla e Kinemasë “Tefik Lapani”
Data
25 Nëntor 2019
ora 11:30 Gëzuar Festat e Nëntorit!
Aktivitet i Nxënësve të Shkollës “Kahreman Ylli”
Shkolla: Kahreman Ylli
Data
25 Nëntor 2019
ora 10:30 Gëzuar Festat e Nëntorit!
Aktivitet i Nxënësve të Shkollës “Zylyftar Veleshnja”
Shkolla: Zylyftar Veleshnja
Data
26 Nëntor 2019
ora 12:00 75 Vjet Çlirim
Aktivitet nga Qëndra Kulturore e Fëmijëve Skrapar
Salla e Aktiviteteve në QKF
Data
27 Nëntor 2019
ora 11:00 Open Day – Bashkia hap Dyert për Veteranët, Familjet e Dëshmorëve
Bashkia Skrapar
Data
27 Nëntor 2019
ora 10:00 Flasim së Bashku – Takim i Senatit të Nxënësve
Salla e Mbledhjeve e Këshillit Bashkiak
Data
28 Nëntor 2019
ora 10:00 Ngritja e Flamurit përpara Bashkisë
Bashkia Skrapar
Data
28 Nëntor 2019
ora 10:30 75 Vjet Çlirim
Aktivitet Kulturor – Artistik me rastin e 75 Vjetorit të Çlirimit
Salla e Kinemasë Tefik Lapani
Data
29 Nëntor 2019
ora 10:00 Homazhet e Nderit në Varrezat e Dëshmorëve
Data
29 Nëntor 2019
ora 10:30 Kumtesë në Mjediset e Hollit të Muzeut Historik
Data
29 Nëntor 2019
ora 11:30 Vizitë në Muzeun Historik të Skraparit
ora 12:30 Vizita në Familjet e Dëshmorëve të Skraparit

Sqarim për opinionin publik

Lidhur me lajmin e publikuar nga TV Ora News, “Hije Skandali ne Bashkinë Skrapar”, i cili ka si burim informacionet e deformuara qëllimisht nga dega e LSI Skrapar, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se:

Në funksion të rritjes së sigurisë rrugore në qytet, Këshilli Bashkiak Skrapar miratoi një fond prej 2.997.953 lekë, për blerjen e pengesave rrugore. Pas shpalljes së procedurës përkatëse, në tender u paraqitën katër operatorë ekonomik.  Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në zbatim të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar, dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, bëri vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur nga këta operatorë. Renditja përfundimtare, u është bërë  e  njohur operatorëve ekonomik pjesëmarrës në këtë procedurë.  Në përfundim të afatit të ankimimit, rezultoi se nuk u paraqit asnjë ankesë nga operatorët pjesëmarrës.

Për sa më sipër, ju informojmë se procedura e prokurimit  është zhvilluar në transparencë të plotë dhe në përputhje me ligjin.

Garantojmë opinionin publik se, Bashkia do të jetë gjithmonë transparente dhe më se e përgjegjshme në përdorimin e fondeve publike dhe sigurojmë se çmimi të cilit i referohet dega LSI Skrapar, është tërësisht abuziv dhe i pavërtetë.

Autoriteti Kontraktor  (Bashkia Skrapar) në përllogaritjen e fondit limit i është referuar VKM nr. 629, datë 15.07.2015, “Për miratimin e manualeve teknike te çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre”. Sipas këtij manuali, njësia matëse e kurrizeve artificiale  me lartësi 5cm, është copë, me çmim 15,042 leke për copë, pa TVSH. Duhet bashkimi i disa copave për të formësuar një pengesë rrugore, kjo e varur nga gjerësia e rrugës. Fondi limit i llogaritur në këtë procedurë ka qenë 166 copë x 15,042 lekë = 2,496,972 lekë pa TVSH, ose 2,996,366 lekë me TVSH.  Oferta fituese për këtë procedure, është 13,000 lekë për copë pa TVSH,  në total  2,158,000 lekë pa TVSH, ose  2,589,600 lekë me TVSH.  Sipas  të dhënave të mësipërme, nuk është aspak e vërtetë që çmimi për ketë procedurë prokurimi është përllogaritur 10 herë më shumë nga ai i manualit.

Bashkia, sikurse çdo institucion tjetër operon sipas çmimeve të manualeve të miratuara dhe në fuqi, dhe jo sipas çmimeve të gatuara në kuzhinën e LSI Skrapar, e cila ka si qëllim të vetëm dizinformimin e publikut. Me këtë rast, e ftojmë LSI dhe këdo të interesuar të vijë dhe të marrë informacionin e duhur për çdo procedurë që zhvillon Bashkia Skrapar.

Në përfundim, duke vlerësuar TV Ora News, dhe në respekt të misionit të tij për mirë informimin e publikut, do të dëshironim që përpara publikimit të këtij lajmi, krejtësisht të pavërtetë, të kishte marrë informacionin e nevojshëm nga Bashkia Skrapar, e cila mbetet gjithmonë e hapur për këdo të interesuar, qofshin këto edhe organe të medias.

Ju faleminderit.

Së Bashku… 60 Vjet! Festohet në Çorovodë 60 Vjetori i Gjimnazit “Ramiz Aranitasi”

Një zile simbolike tringëlloi sërisht, për t’i rikthyer ata në shkollën e dashur ku kaluan vite dhe u rritën bashkë me të. Të shunën rreth orës 09:30 në Gjimnazin “Ramiz Aranitasi” u takuan sërisht mësuesit e nxënësit e këtij institucioni ndër vite ndërsa vizituan klasat dhe shihnin me kujdes fotot e së dikurshmes që u ripërjetësua. Me thinja dhe rrudha dhe me një emocion të papërshkrueshëm ish kolegët takonin njëri – tjetrin, qytetarët takonin mësuesit e tyre të parë dhe përfitonin nga rasti për të bërë fotografi me të papërsëritshmit. Emocioni i veçantë kur Drejtori Aktual i Gjimnazit takonte Drejtorin e parë z.Qani Zaimi i cili ishte pjesë e një sërë aktivitetesh të ditës. Kryetari i Bashkisë Skrapar, njëherësh mësues i këtij institucioni z.Adriatik Mema mikpriti dhe shoqëroi të pranishmit gjatë gjithë ditës që i’u dedikua 60 Viteve të Gjimnazit “Ramiz Aranitasi”… një krenari më shumë e qytetit tonë!