Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Lajme

Miratohet Projekti – Vitin e ardhshëm, 24 orë ujë për Çorovodën, Çerenishtin dhe Sharovën

Këshilli Teknik i Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, shqyrtoi dhe miratoi projektin e ri për ujësjellësin e Çorovodës – Çernishtit dhe atë të Sharovës që datojnë nga 1960. Modernizimi dhe optimizimi i infrastrukturës së plotë ujësjellësit në këto 3 zona do të këtë investim të plotë në rrjetin e jashtëm dhe të brendshëm. Investimi në këtë vepër do të garantojë
– 24 orë ujë të pijshëm dhe me cilësi për 7.325 banorë
– Rritjen e sasisë së ujit/frymë në normë
– Eleminimin e ndotjeve të ujit
Lidhjen në masën 100% me matësa abonentët e prerjen e lidhjeve të paligjshme

Investimet në sektorin e ujit do të ndikojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët , mbështesin zhvillim e qëndrueshëm të turizmit për zonën dhe nxisin rritjen ekonomike.

Një Imazh i ri për Bashkinë Skrapar

Në qytetin e ngjyrave të natyrës, Godina e institucionit vendor të Bashkisë Skrapar do të ketë një imazh të ri. Në harmoni me qëndrën e qytetit, ishte “Desaret Company” ajo që solli në një kohë të shpejtë, ndryshimin që nis!
Bashkia Skrapar shpreh mirënjohjen dhe falenderimin për “Desaret Company” e cila me fondet, ekipin dhe përkushtimin e saj, në një kohë rekord përmes këtij investimi 100% të saj, dëshmon shembullin e mirë se partneriteti i çdo aktori, biznesi, banori e bën këtë qytet, edhe më të mirë!

Diskutimi i Tretë me OSBE – Takimi ndërvendor për problematikat me rentën minerare në Qarkun

Në bashkëpunim me Sekretariatin e Nismës për Transparencë në Industritë Nxjerrëse, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështeti dje diskutimin e tretë tematik ndërvendor rreth problematikave të lidhura me rentën minerare. Takimi i zhvilluar në Berat mblodhi së bashku drejtues të Bashkive të Beratit, Urës Vajgurore, Kuçovës dhe Skraparit, si dhe të institucioneve qendrore, sikurse Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, për të folur rreth temave të tilla si shpërndarja e barabartë e rentës, mirëadministrimi i të ardhurave, ndikimi mjedisor dhe përpjekjet për mbrojtjen e fëmijëve në zonat ku e zhvillojnë veprimtarinë e tyre industritë nxjerrëse. Prezenca paraqiti konceptin e platformës për rentat minerare, i cili do të hartohet së bashku me përfaqësuesit e bashkive të përzgjedhura për zbatimin e projektit pilot dhe institucioneve të tjera kyçe për t’i dhënë zgjidhje në një mënyrë më të qëndrueshme të gjitha çështjeve të lidhura me industrinë nxjerrëse.

Situata e Mbetjeve Urbane në Qark – Bashkia Skrapar merr pjesë në takimin e zhvilluar në Prefekturë

Rëndësia e çështjeve ambientale është një tjetër prioritet që Bashkia Skrapar vijon të ketë. Këtë të shtunë 21 shtator 2019 me një fokus  tek situata aktuale e gjendjes së mbetjeve urbane në qark, në një takim të zhvilluar nga Prefektja e Qarkut Berat znj. Valbona Zylyftari  të gjithë aktorët vendorë “skanuan” realitetin që flet për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkitë respektive. I pranishëm në takim ishte Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z.Blendi Klosi i cili theksoi ndër të tjera rëndësinë e përmbushjeve të standarteve dhe kritereve ligjore nga çdo autoritet për Vend-Depozitimet e mbejtjeve urbane, e më pas legalizimit dhe pajisjes me leje mjedisore për çdo vend-depozitim. Kostot e shërbimit morën një rëndësi në takim kjo pasi nevojiten objektiva të qartë të hartimit të projektbuxhetit 2020. Rritja e cilësisë së shërbimit do të ndikoj në jetën e mirë në komunitet andaj autoritetet vendore po analizojne raportin tarifë shërbim. Një rëndësi i’u dha në këtë takim edhe nismave mjedisore kundër përdorimit të plastikës dhe formave të ndryshme të  cilat mund të ndikojnë në senzibilizimin e nevojshëm për minimizimin e përdorimit të saj. Në vijim disa imazhe nga ky aktivitet.