Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Lajme

Njoftim Punësimi për pesë (5) instruktorë me kohë të pjesëshme për Qendrën Sportive të shkollës 9 vjeçare “Zylyftar Veleshnja”, Çorovodë

Njoftim Punësimi

Bashkia Skrapar kërkon të punësojë pesë (5) instruktorë me kohë të pjesëshme për Qendrën Sportive të shkollës 9 vjecare “Zylyftar Veleshnja”  në Çorovodë.

Bashkia Skrapar po zbaton projektin: “Ndërtimi i Një Qendre Sportive ne shkollën 9 vjecare “Zylyftar Veleshnja”, financuar nga Marrëveshja e Grantit  EU4-CfP2-2022/A2. The Network of Associations of Local Authorities of South-East-Europe NALAS.

Projekti kërkon pesë (5) instruktorë basketbolli meshkuj dhe femra, për të zbatuar aktivitetet e hartuara në projekt.

Data e fillimit të punës për 5 (pesë) pozicionet: pas rreth 10 ditësh nga data 27.02.2023.

Kohëzgjatja:  2.5 muaj .

Pozicioni:

Instruktor i Sportit të Basketbollit

Detyrat dhe përgjegjësitë                    

-Përgjegjës për masivizimin e sportit të basketbollit në shkollë dhe lagjen” Estref Caka”.

– Krijimi i ekipeve zinxhir (grup moshave) me nxënësit e shkollës dhe të rinjëve të lagjes “Estref Caka”

– Organizimi i eventeve me karakter lokal, minikampionateve midis shkollave 9 vjeçare, te rinjve etj.

-Promovimin e sportit dhe aktiviteteve sportive, në nivel lokal dhe kombëtar.

Aftësitë dhe kompetencat e nevojshme:

-Diplomë në Shkenca Sportive.

  -Njohuri shumë të të mira, për disiplinën e sportit të basketbollit.

  -Përvoja në mësimdhënie në shkollat 9 vjeçare dhe te mesme

– Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.

  -Shtetësia shqiptare.

Procesi i aplikimit

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë me e-mail në info@bashkiaskrapar.gov.al ose bashkiacorovode@ymail.com, të dërgojnë një shprehje interesi dhe një CV në formatin e BE-së . (http://europass.cedefop.europa.eu/en/documents/curriculum-vitae)

Afati i fundit për aplikime: 10 March 2023.

Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret bazë do të kontaktohen për përzgjedhje të mëtejshme.

Për më shumë informacion: Tel: +355312 22889

Employment Notice

Skrapar Municipality seeks to employ five (5) part-time instructors for the Sports Center of the 9-year-old school “Zylyftar Veleshnja” in Çorovode.

Skrapar Municipality is implementing the project: “Construction of a Sports Center at the 9-year-old school “Zylyftar Veleshnja”, financed by the Grant Agreement EU4-CfP2-2022/A2. The Network of Associations of Local Authorities of South-East-Europe NALAS.

The project requires five (5) male and female basketball instructors to implement the activities designed in the project.

Start date of work for 5 (five) positions: after about 10 days from 27.02.2023.

Start date of work for 5 (five) positions: after about 10 days from 27.02.2023.

Duration: 2.5 months.

Position:

Basketball Sports Instructor

Duties and Responsibilities

-Responsible for popularizing the sport of basketball in the school and neighborhood “Estref Caka”.

– Creation of chain teams (age group) with school students and young people from the neighborhood “estref Caka”

– Organization of local events, mini-championships between 9-year-old schools, youth, etc.

– Promotion of sports and sports activities, at the local and national level.

Necessary skills and competences:

-Diploma in Sports Science.

   – Very good knowledge of the discipline of basketball.

   -Teaching experience in 9-year and secondary schools

– Excellent communication and organizational skills.

   -Albanian nationality.

Application process

All interested candidates can apply by e-mail to info@bashkiaskrapar.gov.al or bashkiacorovode@ymail.com, send an expression of interest and a CV in EU format. (http://europass.cedefop.europa.eu/en/documents/curriculum-vitae)

Deadline for applications: 10 March 2023.

Please note that only candidates who meet the basic criteria will be contacted for further selection.

Konferencë shkencore “Veçori të Luftës Antifashiste në krahinën e Skraparit 1942-1944”

Të njohim historinë. Kontributi i Skraparit dhe i Skrapallinjve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimitare.

Edhe njëherë sot, sollëm në vemendje historinë skraparase, nëpërmjet një Konference për “Veçoritë e Luftës Antifashiste në krahinën e Skraparit”, e cila u zhvillua nga Bashkia Skrapar në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, Tiranë.
Aktiviteti u hap me fjalën e mirëseardhjes nga Kryetari i Akademisë z. Skënder Gjinushi i cili ndër të tjera tha: – “Traditat e dukuritë e antifashizmit në zonën e Skraparit janë të ngjashme, për të mos thënë të njëjtat me ato të gjithë Shqipërisë, e veçanta dhe e përgjithshmja e zhvillimeve të luftës antifashiste në Skrapar me ato mbarëvendore janë thuajse të mbivendosura, është kjo arsyeja e kushtimit të një konference të veçantë për ngjarjet e luftës së dytë botërore nbë zonën e Skraparit. Në historinë e qëndresës antifashiste dhe të luftës çlirimtare të popullit të Skraparit mund të shihen të gjitha fazat e pamjet e antifashizmit në Shqipëri, prej krijimit të çetave të para vullnetare të mbështetura në traditat e mëhershme të vetëmbrojtjes së vendit, si çeta e parë e Skraparit, apo çeta e Kulmakut; deri tek betejat e vërteta me ushtritë pushtuese si ajo e Tendës së Qypit; që prej trimërive vetjake deri tek brigadat e organizuara si Brigada VII.”

Gjithashtu, këtë aktivitet e përshëndeti Kryetari i Bashkisë Skrapar, z. Adriatik Mema, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi: “Dëshiroj të citoj një shkrimtar të njohur, i cili thotë se “të gjitha luftërat luftohen dy herë: një herë në fushën e betejës dhe një herë në atë të memories”. Besoj se kam edhe mirëkuptimin tuaj se sa e vërtetë dhe aktuale është kjo frazë edhe për ne shqiptarët. Në kushtet e lirisë së fjalës, të besimit dhe organizimit politik, pra, në kushtet e bashkëjetesës së ideve politike nuk do të ishte mirë, të mos të tregonim të vërtetën historike, të vërtetën e heronjve siç ishin, me zigzaget dhe mëdyshjet që ka qenia njerëzore, jo si do të donte të ishin sipas njërës apo tjetrës palë”.

Pjesë e panelit përshëndetës të kësaj konference ishte dhe z. Nasip Naço. Gjatë fjalës së tij z. Naço u shpreh se një konferencë e tillë është me një rëndësi shumë të madhe për Skraparin dhe Lufta Nacional Çlirimtare do të mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë tonë kombëtare.

Konferenca u nda në dy seanca dëgjimore, ku në seancën e parë të saj ishin pjesë në panel, z. Paskal Milo i cili foli për “Rolin dhe vendin e Skraparit gjatë luftës së Dytë Botërore në Shqipëri”. Më pas, kumtesa do të vazhdonte nga z. Mariglen Kasmi me temë “Marrëveshja e Beratit shtator – tetor 1943, në dritën e dokumenteve arkivore gjermane”. Seancën e parë të kumtesës do e përfundonte z. Pëllumb Xhufi, i cili solli në këtë konferencë disa nga dilemat tragjike të nacionalitetit të majtë dhe raste konkrete siç ishte rasti i Xhelal Staraveckës.
Fillimin e seancës së dytë do ta shënonte tematika “Çeta e parë antifashiste e Skraparit dhe komandanti i saj, Mestan Ujaniku” nga z. Ajet Shahu dhe z. Zylyftar Bregu. Më tej kjo seancë do të vijonte me “Organizmin ushtarak të Ballit Kombëtar në zonën e Skraparit gjatë Luftës së Dytë Botërore”, nga z.Asllan Zemani.
Mbi kontributin e Skraparit në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, znj. Anila Basho solli në këtë seancë dëgjimore, shumë nga ngjarjet, vendet dhe datat e kësaj historie.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm shumë të ftuar, pasardhës të pjesëmarrësve dhe dëshmorëve të rënë në LANÇ. Nëpërmjet kësaj konference u kthye edhe njëherë vëmendja tek historia e LANÇ, e cila e bën edhe me të veçantë krahinën e Skraparit.

Mesazh i Kryetarit të Bashkisë me rastin e Vitit të Ri.

Të dashur bashkëqytetarë,
Në këtë prag ndërrimi të viteve, dëshiroj të përcjell urimet e mija më të sinqerta për çdo qytetar dhe familje në Skrapar. Me gjithë zemër uroj që viti i ri 2023 të jetë, për të gjithë ju, një vit i mbushur me gëzime dhe të mira. Paçi shëndet, begati dhe lumturi me gjithë të dashurit tuaj. Një urim i veçantë shkon për pjesëtarët e familjeve tuaja, të cilët për shumë arsye, nuk mund të jenë me ju në këtë ditë të shënuar. Le të shërbejë kjo ditë për t’i ofruar njëri tjetrit më shumë ngrohtësi, me shumë dashuri, mbështetje dhe solidaritet. Pavarsisht statusit shoqëror, të gjithë kemi nevojë për këtë gjë. Ndaj, të gjithë së bashku, në çdo skaj të Skraparit le ta kthejmë këtë ditë, në një ditë gëzimi dhe harmonie, duke besuar fort se viti që vjen do të jetë edhe më i mbarë për familjet tona. Dëshiroj, po ashtu, t’ju përcjell urimet e mija të gjitha atyre familjeve, të cilat këto vite  janë larguar nga Skrapari, duke ndërtuar jetën e tyre me shumë dinjitet në qytete të tjera të Shqipërisë. Kudo ku keni shkuar, me punën tuaj, përkushtimin dhe sakrificën keni qëndruar Skraparlinj të vërtetë.
Edhe një herë, gëzuar nga mot. 
Me shumë mirënjohje për të gjithë ju,
Adriatik Mema,
Kryetar i Bashkisë.