80-Vjet Çlirim
Festojmë bashkë nga data 1-5 Shtator!
#Festa_5_Shtator 🎉🎊
#Eja_në_Skrapar🙋🏻♂️
#Visit_Skrapar🇦🇱
Festojmë bashkë nga data 1-5 Shtator!
#Festa_5_Shtator 🎉🎊
#Eja_në_Skrapar🙋🏻♂️
#Visit_Skrapar🇦🇱
Në kuadrin e veprimtarive kulturore të organizuara nga Bashkia Skrapar, ditën e sotme u çel ekspozita e piktorit Luan Hoxha.
E veçantë e kësaj veprimtarie është se një ish mësues, një piktor i cili prej vitesh jeton në Londër, ku dhe ushtron profesionin e tij, kthehet në vendin e tij të lindjes për të hapur këtë ekspozitë shumë domethënëse.
Kontigjenti i veprave të ekspozuara përfshinte punime me motive të vendeve të ralla të Skraparit, që nga Çorovoda e vjetër e vitit 1939 e deri tek ajo e reja, peisazhe te kanioneve të lumit Osum, Urën e Kasabashit, Malin e Tomorrit, etj.
Ne çelje të kësaj ekspozite, ishin të pranishëm drejtues të Bashkisë Skrapar, piktorë si dhe qytetarë të shumtë, të cilët e përcollën me shumë interes këtë ekspozitë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Hoxha u shpreh se: – “Arsyeja që e hap këtë ekspozitë është nacionaliteti shqiptar. Jam shumë i lumtur të kthehem sot në qytetin tim, me këtë ekspozitë modeste, si shenjë e mirënjohjes për këtë qytet, ku u linda dhe u rrita. Falenderoj Bashkinë për gatishmërinë dhe kushtet që më krijoji për të bërë të mundur hapjen e kësaj ekspozite…”
Falenderojmë Z. Luan Hoxha për këtë inisiativë dhe për mesazhin e përcjellë për të gjithë ata që e duan artin dhe vendlindjen e tyre.








Rikthehet në Skrapar Miss dhe Mister Lulja, një aktivitet që ka zënë prej vitesh një vend në kalendarin e festave.
Ky event dhuroi emocione të veçanta për fëmijët, prindërit dhe qytetarët e shumtë, në sajë të mirë organizimit nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Meleq Staravecka” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Riza Cerova”, kopshtet dhe shkollat e qytetit.
Magjia e kësaj feste ishin fëmijët e shumtë, që e zbukuruan si asnjëherë më parë, sheshin qendror të qytetit, me talentet dhe bukurinë e tyre.
Përveç festimit, ky event përcolli mesazhin e kujdesit të vazhdueshëm që prindërit, mësuesit dhe gjithë shoqëria duhet të tregojë për të ardhmen e këtyre fëmijëve.
Në përshëndetjen e tij, duke uruar festën e 1 Qershorit, Kryetari i Bashkisë theksoi se: “1 Qershori përveçse një ditë e shënuar për fëmijët duhet të jetë një ditë reflektimi dhe përgjegjësie për të bërë më shumë për këta fëmijë të mrekullueshëm. Të gjithë duhet të sakrifikojmë shumë sot, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Vetëm kështu, ëndrrat e tyre do të bëhen realitet”.
Duke ju referuar konkurrimit Miss dhe Mister Lulja, Kryetari shtoi se: “Çdo fëmijë pjesëmarrës në këtë konkurrim dhe çdo fëmijë në këtë shesh është një lule në llojin e vetë, dhe të gjithë së bashku e bëjnë botën tonë një kopësht të bukur”.
Një falënderim i veçantë shkon për Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Meleq Staravecka”, Qendrën Kulturore “Riza Cerova”, kopshtet dhe shkollat e qytetit që kontribuan për këtë event kaq të bukur dhe mbresëlënës.









Dita e sotme, përmes panairit të produkteve bujqësore dhe artizanale, organizuar në sheshin qendror të qytetit, shënoi edhe çeljen e sezonit turistik 2022 në Bashkinë Skrapar. Në një atmosferë festive të krijuar nga grupi folklorik dhe këngëtarë të Skraparit, ky panair i mirë organizuar deri në detaje, u vizitua nga qytetarë të shumtë, jo vetëm nga Skrapari, por edhe të tjerë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit.
Në fjalën e hapjes së këtij panairi, Kryetari i Bashkisë Z. Adriatik Mema, duke iu uruar mirëseardhjen të pranishmëve, theksoi se “ky panair është një mundësi shumë e mirë për të gjithë fermerët dhe prodhuesit e zonës të ekspozojnë, promovojnë dhe tregtojnë prodhimet e tyre bio dhe shumë cilësore, aq të kërkuara nga të gjithë.
Nga ana tjetër, kjo është një mundësi e shkëlqyer për këdo që dëshiron të kalojë një ditë ndryshe, për të shijuar bukuritë e rralla që natyra i ka falur Skraparit”.
Kanionet e Osumit por edhe bukuri të tjera do të mbeten si përherë destinacionet më të kërkuara nga vizitorët. Ata do të kalojnë një ditë ndryshe dhe të paharruar në Skrapar të rrethuar nga natyra e mrekullueshme, por edhe nga mirësia dhe mikpritja e veçantë e skraparlinjve.
Bashkia Skrapar në bashkëpunim me operatoret vendore do të beje çdo gjë të mundur për të pasur një sezon sa me të mirë turistik.
Ju mirëpresim në Skraparin tonë, të traditës, mikpritjes, gatimeve të shijshme dhe bukurive fantastike!


























🌳 22 Prilli, Dita Botërore e Tokës është këtu përsëri, për të na kujtuar se kemi përgjegjësi që kalojnë përtej shtëpisë tonë. Është një ditë e veçantë për ti shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës.
🏫🌳Në kuadër të Ditës së Tokës e cila na sfidon për të marrë seriozisht punën tonë si kujdestarë të mjedisit natyror, Bashkia Skrapar dhe institucionet në varësi të saj vepruan në emër të kësaj dite, duke organizuar aksionin e pastrimit të qytetit.
🍃Dita e Tokës na frymëzon për të menduar përtej mbijetesës sonë – për të vepruar në emër të këtij planeti që ne e ndajmë me të gjithë banorët e tjerë të tij.
🌏 E nëse Dita e Tokës na bënë të mendojmë se si mund të bëjmë të mundur që ajri që thithim dhe uji që pijmë apo mjedisi ku jetojmë është i pastër, atëherë ajo e ka bërë punën e saj.