Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

Detyra dhe Kompetencat e Kryetarit të Bashkisë

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë

Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:
a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
b) zbaton aktet e këshillit;
c) merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
ç)raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli;
d) raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;
dh) është anëtar i këshillit të qarkut;
e)emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, zëvendëskryetarin/zëvendëskryetarët e bashkisë dhe i shkarkon ata;
ë)emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, administratorët e njësive administrative/lagjeve dhe i shkarkon ata;
f) vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e të institucioneve në varësi;
g)emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin për nëpunësin civil;
gj)ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët;
h)merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
i) kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit të këshillit nga kryetari i bashkisë, këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim vetëm me shumicën e votave,në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve;
j) miraton strukturën, organikën e kategoritë/klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore nëvarësi të bashkisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
k) emëron dhe shkarkon nëpunësit vendorë për barazinë gjinore;
l) kujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore, të ndara sipas gjinisë, dhe siguron publikimin e tyre.

Procedura të Zgjedhjes së Kryetarit të Bashkisë

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë
  1. Çdo bashki ka kryetarin e saj,të zgjedhur sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor.
    2. Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje.
    3. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës

Vendime të Këshillit Bashkiak, Urdhëresa apo Urdhëra me karakter normativ

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Këshilli i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Sekretare e Këshillit Bashkiak

Vendimet e Këshillit Bashkiak Skrapar për vitin 2025

Vendimi Nr.1 Datë 03.09.2025
Vendimi Nr.1 Datë 03.09.2025
Vendimi Nr.1 Datë 28.8.2025
Vendimi Nr.1 Datë 28.8.2025
Vendimi Nr.1 Datë 28.8.2025
Vendimi Nr.1 Datë 28.8.2025
Vendimi Nr.1 Datë 28.8.2025
Vendimi Nr.1 Datë 24.01.2023
Vendimi Nr.2 Datë 24.01.2023
Vendimi Nr.3 Datë 24.01.2023
Vendimi Nr.4 Datë 24.01.2023
Vendimi Nr.5 Datë 24.01.2023
Vendimi Nr.6 Datë 24.01.2023
Vendimi Nr.7 Datë 28.02.2023
Vendimi Nr.8 Datë 28.02.2023
Vendimi Nr.9 Datë 28.02.2023
Vendimi Nr.10 Datë 28.02.2023
Vendimi Nr.11 Datë 28.02.2023
Vendimi Nr.12 Datë 28.02.2023
Vendimi Nr.13 Datë 28.03.2023
Vendimi Nr.14 Datë 28.03.2023
Vendimi Nr.15 Datë 28.03.2023
Vendimi Nr.16 Datë 28.03.2023
Vendimi Nr.17 Datë 28.03.2023
Vendimi Nr.18 Datë 27.04.2023
Vendimi Nr.19 Datë 27.04.2023
Vendimi Nr.20 Datë 27.04.2023
Vendimi Nr.21 Datë 28.02.2023
Vendimi Nr.1 Datë 16.06.2023
Vendimi Nr.2 Datë 16.06.2023
Vendimi Nr.3 Datë 16.06.2023
Vendimi Nr.4 Datë 16.06.2023
Vendimi Nr.5 Datë 16.06.2023
Vendimi Nr.6 Datë 29.06.2023
Vendimi Nr.7 Datë 29.06.2023
Vendimi Nr.8 Datë 29.06.2023
VKB-NR.-09-DATË-29.06.2023
 
Vendimi Nr.10 Datë 29.06.2023

Të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak Skrapar për vitin 2022 i gjeni duke klikua KËTU

Të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak Skrapar për vitin 2021 i gjeni duke klikua KËTU

Të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak Skrapar për vitin 2020 i gjeni duke klikuar KËTU

Të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak Skrapar për vitin 2019 i gjeni duke klikuar KËTU

Të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak Skrapar për vitin 2018 i gjeni duke klikuar KËTU

Plani i punes Bashkisë Skrapar

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Këshilli i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Sekretare e Këshillit Bashkiak

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 02.08.2019″

Ditën e Premte 2 Gusht 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja e parë e këshillit të ri bashkiak.
Rendi i Ditës:
– Ngritja e Komisionit të Verifikimit të Mandateve
– Vërtetimi i Mandateve të Anëtarëve të Këshillit
– Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Bashkiak
– Zgjedhja e zëvendëskryetarit të Këshillit Bashkiak
– Zgjedhja e përfaqësuesit të Këshillit Bashkiak Skrapar në Këshillin e Qarkut

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 14.08.2019

Ditën e Mërkurë 14 Gusht 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:
– Miratimi i Komisioneve të Këshillit të Bashkisë

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 27.08.2019″

Ditën e Martë 27 Gusht 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:
– Rishikimi i buxhetit dhe numri i punonjësve të Bashkisë Skrapar dhe Institucioneve në Varësi për Vitin 2019
– Ndihma Ekonomike
– Dhënia e Ndihmës Ekonomike nga Fondi i Kushtëzuar
– Vakancë e mbarimit përpara kohe e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak z.Asllan Lajthia

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 12.09.2019

Ditën e Enjte 12 Shtator 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:
– Transferim Buxheti në Zërin Investime – Konvikti
– Miratimin e Planit të mbarështrimit të Pyllit privat me pronar Dashi Satko dhe Dritan Kuçi
– Miratimi i mundësisë së shfrytëzimit të druve të zjarrit për ngrohje për komunitetin e bashkisë si dhe miratimi i mundësisë së sasisë së bimëve mjekësore eterovajore me fondin pyjor kullosor të planifikuara për tu vjelë nga banorët e grumbulluar nga subjektet për vitin 2019
– Miratimi i Ngritjes së Komisionit të Këshillit Bashkiak për Turizmin, Kulturën, Arsimin, Rinisë, Sporteve dhe Barazisë Gjinore.
– Miratimi i tavaneve përfundimtare të projektit afatmesëm

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 30.09.2019

Ditën e Hënë 30 Shtator 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:
– Dhënia e Pagesës së Aftësisë së Kufizuar për muajin Shtator 2019
– Dhënia e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Gusht 2019
– Miratimi i shpërblimit për kryetarët e fshatrave
– Miratimi i Projektit prioritar për vitet 2020 – 2022 Rehabilitimi i Ujësjellësit të qytetit të Çorovodës dhe fshatrave Çerenisht dhe Sharove

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 11.10.2019

Ditën e Premte 11 Tetor 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:
1. Projekt-Vendim “Për detajimin e transfertës nga fondi rezervë i qeverisë për njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2019”
2. Projekt-Vendim “Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.07 datë 27.08.2019, “Për rishikimin e buxhetit dhe numrin e punonjësve të bashkisë Skrapar dhe institucioneve në varësi të saj”.
3. Projekt-Vendim “Mbi miratimin e listave të inventarit të pasurive të tipit pyje kullota në funksion të proçesit të rregjistrimit në pronësi të bashkive”
4. Projekt-Vendim “Mbi heqjen dorë nga fondi pyjor publik i një sipërfaqe prej 0.025 në ngastrën 33 B, ekonomia pyjore Liqeth- Valë për ndërtimin e HEC “Vokopola 3” nga subjekti “Vokopola Energji” sh.p.k.”
5. Projekt-Vendimin “Mbi miratimin e kërkesës për vazhdimin e procedurave për heqjen nga fondi pyjor – kullosor publik i sipërfaqes prej 93.1 ha në objektin “Mëlovë”, Njësia Administrative Leshnje, që do përdoret nga shoqëria “Topi Eki” shpk, për kryerjen e aktivitetit minerar të shfrytëzimit të gurit gëlqeror të mermerizuar”.
6. Projekt-Vendim “Mbi miratimin e raportit teknik-ekonomik sipas kërkesës së bërë nga shoqëria “TAP-AG”, për dhënien në përdorim të një sipërfaqeje me gjatësi 1.250 kilometra për ndërtimin e linjës elektrike në objektin “Therepel” dhe heqjen nga fondi pyjor / kullosor të sipërfaqes prej 0.417 hektarë.
7. Projekt-Vendimi “Mbi miratimin e kërkesës për vazhdimin e procedurave për heqjen nga fondi pyjor-kullosor publik i sipërfaqes prej 3.572 hektarë në objektin “Përroi i Pigazit” që do përdoret nga shoqëria “Alion” sh.p.k për kryerjen e shfrytëzimit të mineralit ranor pllakor”
8. Të ndryshme.

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 11.10.2019

Ditën e Hënë 25 Nëntor 2019  ora 11:00 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:

  1. Projekt – Vendim “Për miratimin e paketës fiskale 2020”
  2. Projekt – Vendim “Për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.07 datë 27.08.2019, “Për rishikimin e buxhetit dhe numrit të punonjësve të Bashkisë Skrapar dhe Institucioneve në varësi të saj për vitin 2019” ( i rishikuar )
  3. Projekt – Vendim “Për miratimin e listës së azhornuar së inventarit për Pasuritë Pyjore / Kullota, në funksion të proçesit të Rregjistrimit në pronësi të Bashkisë Skrapar
  4. Projekt – Vendim “Për miratimin e kërkesës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme për heqjen nga heqjen nga fondi pyjor kullosor të siperfaqes prej 3 572 ha në objektin “Përroi i Bigazit”
  5. Projekt – Vendim “Propozim për hapjen dhe funksionimin e institucionit arsimor publik parashkollor “Kopsht me ushqim” në Njësinë administrative Çorovodë, Bashkia Skrapar
  6. Projekt – Vendim “Propozim për hapjen dhe funksionimin e institucionit arsimor publik parashkollor “Kopsht për fëmijë ” në Njësinë administrative Potom, fshati Gjergjove
  7. Projekt – Vendim “Propozim për hapjen dhe funksionimin e institucionit arsimor publik parashkollor “Kopsht me ushqim” në Njësinë administrative Potom, fshati Backë
  8. Projekt – Vendim “Propozim për hapjen dhe funksionimin e institucionit arsimor publik parashkollor “Kopsht me ushqim” në Njësinë administrative Leshnje, fshati Vlushë
  9. Projekt – Vendim “Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin Tetor 2019
  10. Projekt – vendim “Për miratimin e Planit Vjetor për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane në Bashkinë Skrapar”
  11. Projekt – Vendim “Për dhënien e ndihmës financiare për nxënësit Ardenis Çajup Sulaj, Shaze Besim Qemali
  12. Raportim mbi zbatimin e ligjit 171/2014 “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrje bujqësore, në pronësi të përfituesve” i ndryshuar, të ligjit Nr. 172/2014 i ndryshuar ligje të cilat kanë efekte kohore të përcaktuara deri në datën 31 dhejtor 2019

Rregullore e Këshillit të bashkisë

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Këshilli i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin:  Sekretare e Këshillit Bashkiak

Rregullore e Këshillit Bashkiak Skrapar
1.Rregullore për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Bashkiak Skrapar Rregullore per Organizimin dhe Funksionimin e Keshillit Bashkiak Skrapar2.Rregullore – kodi i sjelljes dhe i parandalimit te konfloktit te interesave te keshillit bashkiak SkraparRregullore - kodi i sjelljes dhe i parandalimit te konfloktit te interesave te keshillit bashkiak Skrapar3.Rregullore – Shqyrtimi i peticioneve dhe iniciativave qytetare Rregullore - Shqyrtimi i peticioneve dhe iniciativave qytetare4.Rregullore – Strukturat komunitare dhe nderveprimi i tyre me Këshillin Bashkiak Rregullore - Strukturat komunitare dhe nderveprimi i tyre me Keshillin Bashkiak5.Rregullore e Keshillit Bashkiak Skrapar me mardhenjet me publikun dhe medianRregullore e Keshillit Bashkiak Skrapar me mardhenjet me publikun dhe median
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]