Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

Të Drejtat, Përgjegjësitë dhe Misioni i Bashkisë

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr. 115/2014 “Për Ndarjen Administrativo – Territoriale të Njësive të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë” Nenit 23&30 i ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e marrjes së informacionit: Menjëherë
Organi që e miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Personi Përgjegjës: Kryetari i Bashkisë
Misioni i Qeverisjes Vendore
Vetëqeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen e efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet:

  1. a) njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive;
  2. b) respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera;
  3. c) zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësive të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë;

ç) ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e vetëqeverisjes vendore;

  1. d) realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të bashkësisë;
  2. dh) nxitjes efektive të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të bashkësisë në qeverisjen vendore;
  3. e) realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera

normative.

Të drejtat dhe përgjegjësitë
  1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë këto të drejta dhe përgjegjësi:

1.1. Të drejtën dhe përgjegjësinë e vetëqeverisjes, sipas së cilës:

  1. a) përcaktojnë masa që ato i gjykojnë të nevojshme për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave;
  2. b) bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe aktet nënligjore,të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tyre, për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave, nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra;
  3. c) krijojnë struktura administrative për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave të tyre, sipas ligjeve në fuqi;

ç) krijojnë njësi ekonomike dhe institucione në varësi të tyre.

  1. d) krijojnë komitete, borde ose komisione për kryerjen e funksioneve të veçanta sa herë që paraqitet nevoja, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore.
    1.2.Të drejtën dhe përgjegjësinë e pronësisë:

    1. a) njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë të drejtën e pronësisë. Ato fitojnë, shesin dhe japin në përdorim pronën e paluajtshme ose të luajtshme të tyre, si dhe ushtrojnë të drejta të tjera, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
    2. b) e drejta e fitimit të pronës, nëpërmjet shpronësimeve për interes publik, nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
    3. c) e drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli përkatës, i cili nuk mund t’ia delegojë ushtrimin e kësaj të drejte askujt tjetër.

    1.3.Të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, sipas së cilës:

    1. a) krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e funksioneve të tyre;
    2. b) vendosin taksa vendore e tarifa për shërbimet, si dhe nivelin e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
    3. c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;

    ç) mbajnë llogaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe ofrojnë informacione ose raporte financiare për hartimin dhe zbatimin e buxhetit për qeverisjen qendrore ose shtetasit.

    1.4. Të drejtën dhe përgjegjësinë e kryerjes së veprimtarive ekonomike, sipas së cilës:

    1. a) për përmbushjen e funksioneve publike në interes të komunitetit që përfaqësojnë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ushtrojnë veprimtari ekonomike që nuk bie ndesh me orientimet themelore të politikave ekonomike të shtetit;
    2. b) të ardhurat, që përfitohen nga veprimtaria ekonomike, përdoren në pjesën më të madhe për mbështetjen dhe përmbushjen e funksioneve publike;
    3. c) veprimtaria ekonomike e njësive të vetëqeverisjes vendore rregullohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    1.5. Të drejtën e bashkëpunimit, sipas së cilës:

    1. a) për kryerjen e shërbimeve specifike në emër dhe në dobi të komuniteteve përkatëse, dy ose më shumë njësi të vetëqeverisjes vendore mund të ushtrojnë së bashku çdo funksion që u është dhënë atyre me ligj, nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve ose kontratave të përbashkëta, delegimit të kompetencave dhe përgjegjësive të veçanta njëra-tjetrës ose kontraktimit me një palë të tretë;
    2. b) bashkëpunojnë me njësi të vetëqeverisjes vendore të vendeve të tjera dhe përfaqësohen në organizata ndërkombëtare të pushteteve vendore, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi;

    c)kanë të drejtë të organizohen në shoqata, në përputhje me legjislacionin përkatës.

    1.6. Të drejtën e personit juridik:

    Si persona juridikë, njësitë e vetëqeverisjes vendore gëzojnë dhe ushtrojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë të veçantë:

    1. a) të drejtën e lidhjes së kontratës;
    2. b) të drejtën e krijimit të personave të tjerë juridikë;
    3. c) të drejtën e ngritjes së padisë civile;

    ç) të drejtën e mbajtjes së llogarive;

    1. d) të drejta të tjera për ushtrimin e funksioneve në bazë dhe në zbatim të ligjeve dhe akteve nënligjore.

    1.7. Të drejta të tjera, sipas të cilave:

    1. a) japin tituj nderi dhe stimuj;
    2. b) vendosin emërtimet e territoreve, objekteve dhe institucioneve nën juridiksionin e tyre, sipas kritereve të përcaktuara me ligj;
    3. c) njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë vulën dhe simbolet e tyre.

    2.Të drejtat dhe përgjegjësitë e sipërpërmendura ushtrohen nga organet e njësive të

    vetëqeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj apo ligje të tjera në fuqi.

Ndarja Administrativo Territoriale, Njësitë Administrative dhe Fshatrat

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr. 115/2014 “Për Ndarjen Administrativo – Territoriale të Njësive të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë” Nenit 23&30 i ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë
Ndarja Administrativo Territoriale, Njësitë Administrative dhe Fshatrat
Bashkia Skrapar në territorin e saj ka një sipërfaqe prej 775 kilometra katror. Në bazë të ligjit Nr. 115/2014 “Për ndarjen Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë” Bashkia Skrapar ka 8 njësi Administrative. Qëndra e Bashkisë Skrapar është qyteti Çorovodë. Në total Skrapari ka 105 fshatra. Çdo njësi administrative përfshin një numër fshatrash.

Njësia Administrative Qëndër
Njësia Administrative Qëndër: Kjo njësi përfshin 24 fshatra:
– Zogas
– Kalanjas
– Dhores
– Vëseshtë
– Polenë
– Osojë
– Grepckë
– Liqeth
– Rehovicë
– Orizaj
– Cerovë
– Veleshnje
– Nishicë
– Sharovë
– Çerenisht
– Buzuq
– Munushtir
– Radësh
– Koritë
– Mollas
– Gradec
– Vërzhezhë
– Slatinjë
– Strorë
Njësia Administrative Bogovë
Njësia Administrative Bogovë. Kjo njësi përfshin 9 fshatra:
– Bogovë
– Kakrukë
– Dobrushë
– Përparim
– Bargullas
– Novaj
– Nishovë
– Jaupas
– Selan
Njësia Administrative Vëndreshë
Njësia Administrative Vëndreshë. Kjo njësi përfshin 8 fshatra:
– Lavdar
– Spatharë
– Therepel
– Valë
– Vëndreshë e madhe (ose Vëndresha e Parë)
– Vëndreshë e Vogël ( ose Vëndresha e Dytë)
– Vëndreshë e Malit ( ose Vëndresha e Tretë)
– Ibro
Njësia Administrative Çepan
Njësia Administrative Çepan. Kjo njësi ka 14 fshatra:
– Çepan
– Muzhakë
– Rog
– Zabërzan i ri
– Zabërzan
– Blezënckë
– Malind
– Muzhënckë
– Sevran i Madh
– Sevran i Vogël
– Qeshibes
– Strënec
– Kakos
– Prishtë
Njësia Administrative Potom
Njësia Administrative Potom. Kjo njësi përfshin 12 fshatra:
– Potom
– Gjergjovë
– Koprënckë
– Gërmenj
– Visockë
– Qafë
– Helmës
– Backë
– Melskë
– Nikollarë
– Dyrmish
– Staraveckë
Njësia Administrative Leshnje
Njësia Administrative Leshnje. Kjo njësi përfshin 9 fshatra:
– Turbohovë
– Kapinovë
– Krastë
– Krushovë
– Faqekuq
– Gostënckë
– Leshnje
– Vlushë
– Bërsakë
Njësia Administrative Gjerbës
Njësia Administrative Gjerbës. Kjo njësi përfshin 14 fshatra:
– Mëlovë
– Zaloshnje
– Gjerbës
– Ujanik
– Gradec
– Strafickë
– Vishanj
– Barç i parë
– Barç i dytë
– Kuç
– Rehovë
– Grëmsh
– Gjogovicë
– Floq
Njësia Administrative Zhepë
Njësia Administrative Zhepë. Kjo njësi përfshin 16 fshatra:
– Grevë
– Posten
– Kovaçanj
– Gurazez
– Çorrotat
– Cericë
– Zhepë
– Leskovë
– Trebël
– Dunckë
– Rromas
– Tërrovë
– Dobrenj
– Buranj
– Luadh
– Shpatanj

Buxheti Afatmesëm Bashkia Skrapar

Neni 32 I ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati kohor: Dokumenti i parë brenda datës 5 korrik Dokumenti i rishikuar Dokumenti I plotë jo më vonë se data 31 dhjetor
Organi që miraton: Këshilli Bashkiak Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Drejtori i Financës, Ekonomisë, Buxhetit dhe Tatim – Taksave
Buxheti Afatmesëm 2024 - 2026
Relacioni i Buxheti Afatmesëm 2024 - 2026
Buxheti Afatmesëm 2023 - 2025
Buxheti Afatmesëm 2022 - 2024
Relacion PBA Buxheti 2022
Buxheti Afatmesëm 2020 - 2022 (Relacion)
Buxheti Afatmesëm 2019 - 2021
Buxheti Afatmesëm 2018 - 2020
Buxheti Afatmesëm
(more…)

Workshop për Projektin DynaMob2.0

[vc_row][vc_column][lsvr_tabs][lsvr_tab_item title=”Shqip”]Në datën 27.06.2018 , Bashkia Skrapar në kuadër të projektit “DynaMob 2.0” zhvilloi një Workshop informues në lidhje me implementimin e këtij projekti dhe rezultatet që ai pritet të ketë ,në mbrojtjen e ambjentit dhe promovimit dhe inkurajimit të formave të reja të lëvizjes ,makinave elektrike dhe biçikletave . (more…)