Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aktivitete

Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu pret Kryetarin e Bashkisë së Vaccarizzo Albanese z. Antonio Pomillo

Paraditen e së shtunës 22 shtator 2018 , Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu priti një delegacion të Komunës së Vaccarizzo Albanese, në mjediset e Bashkisë Skrapar.  Gjatë paradites ishin pamjet e Kanionioneve të Osumit që u vizituan të parat dhe që mrekuluan Kryetarin e Komunës së Vaccarizzo Albanese z.Antonio Pomillo si dhe përfaqësues së sipërmarrjes së vendit ku mrekullisht gjuha dhe tradita shqip ruhen mirëfilltasi në mes të arbëreshëve shekullor. Në takim, e mbajtur në mjediset e bashkisë Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Spahiu njohu miqtë me Skraparin, Traditat dhe zhvillimin turistiko-kulturor ku po mbështetet zhvillimi i gjithë zonës. Nga ana e tij z.Pomillo theksoi rëndësinë e vazhdi mit të bashkëpunimit të ndërsjelltë mes dy bashkive tona. Emblemat simbolike të Bashkive Respektive u shkëmbyen si një tregues se përpjekja jonë e bashkëpunimit mes palëve do të vazhdoj sukseshëm. Miqtë vizituan mjediset e institucionit vendor të Bashkisë Skrapar si dhe disa ndër vendet e atraksioneve turistike të zonës, ku vëmendja e mbresat pa dyshim ishin pozitive jo vetëm për Kanionet e Osumit por edhe për gjithë qytetin. Në vijim disa imazhe nga ky Aktivitet.




Eventi mblodhi qindra skraparas: Mbahet në Skrapar eventi Skrapari Fest Art 2018

Kushtuar traditës, valleve, muzikës dhe turizmit, Skrapari i kësaj fundjave të parë të gushtit 2018 mblodhi me qindra banorë në qëndrën e festave në Çorovodë. Muzika popullore, vallet dhe këngëtarë të ftuar për më shumë se 65 minuta mbajtën një atmosferë feste në Skrapar. Aktiviteti u organizua nga Qëndra Kulturore “Riza Cerova” nën kujdesjen e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu dhe në të morrën pjesë këngëtarët Nesim Mëno, Dashuri Hysaj, etj. Aktiviteti u shoqërua edhe me interpretime dhe vjersha nga më të vegjlit që vallëzuan me publikun në skenë. Gjatë gjithë kohës së eventit ky i fundit u shoqërua me pamje grafike dhe video në një projektim në sfond. Shohim disa imazhe nga ky aktivitet.

Takim në mjediset e Bashkisë Skrapar me Vrojtues – Sinjalizuesit e Zjarreve në territorin e Bashkisë Skrapar

Është zhvilluar në mjediset e Bashkisë Skrapar, një takim i frytshëm në kuadër të masave organizative kundër zjarreve në pyje. Ky është takimi vjen pas shumë takimesh të  tjera dhe fushatave sensibilizuese për mbrojtjen e pyjeve. Nënkryetarja e Bashkisë Skrapar Rudina Llango në takimin me inspektorët e shërbimit pyjor si dhe sinjalizuesat dhe vrojtuesit e pyjeve në Skrapar, kërkoi angazhimin maksimal në këtë sezon veror në mënyrë parandalimin e shfaqjes së zjarreve. Ajo theksoi se përtej punës së mirë të bërë deri tani, ku edhe pse në fillim gusht, Skrapari nuk rregjistron asnjë rast vatre zjarri deri tani, sërisht u kërkoi të pranishmëve bashkëpunimin me komunitetin, autoritetet dhe institucionet për masa konkrete parandalimi. Ndjekim disa imazhe nga ky aktivitetet.

 

Akademia Ushtarake “West Point” – Hapen Aplikimet për 6 kandidatura – Kriteret e aplikimit

Qëndra e Personel Rekrutimit njoftoi më herët për nisjen e aplikimeve për 6 konkurentë të cilët do të përzgjidhen për të qënë pjesë e Akademisë Ushtarake “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dorëzimi i dokumentacioneve do të bëhet deri në 10 Shtator 2018 dhe në vijim publikojmë të plotë kriteret e kushtet për të konkuruar në këto vende.

Zhvillohet Mbledhja e Grupit Teknik Multidisiplinar

Më herët,  më datë 11  korrik 2018, për të rritur vlerat dhe rëndësinë që ka Grupi Teknik Multidisiplinar për fëmijët në nevojë për mbrojtje, u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Teknik Multidisiplinar në Bashkinë Skrapar. Përfaqësues nga institucione të ndryshme vendore pjesë e këtij grupi diskutuan mbi problematika. Pjesë e mbledhjes, në tryezën e rrumbullakët ishin përfaqësues të Institucioneve të ndryshme dhe administratorë të ndihmës ekonomike të Njësive Administrative të Skraparit. Pjesëmarrësit u prezantuan me Vendimet e Reja të Këshillit të Ministrave lidhur me rëndësinë e Grupit Ndërsektorial, dhe VKM “Për Bashkërendimin e Mekanizmave për Referimin e Rasteve të Dhunës në Familje”, si dhe njohjen e administratorëve me ligjin 18/2017 “Për mbrojtjen e Fëmijës”.
Përpos këtyre tematikave të rëndësishme sociale, mori rëndesi dhe u diskutua për “menaxhimin” e rasteve të fëmijëve me aftësi të veçantë.
Disa imazhe nga ky takim.