Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aktivitete

Workshop për Projektin DynaMob2.0

[vc_row][vc_column][lsvr_tabs][lsvr_tab_item title=”Shqip”]Në datën 27.06.2018 , Bashkia Skrapar në kuadër të projektit “DynaMob 2.0” zhvilloi një Workshop informues në lidhje me implementimin e këtij projekti dhe rezultatet që ai pritet të ketë ,në mbrojtjen e ambjentit dhe promovimit dhe inkurajimit të formave të reja të lëvizjes ,makinave elektrike dhe biçikletave . (more…)

Bashkia Skrapar merr pjesë në eventin “Verë Arbëreshë” Itali


Bashkia Skrapar mori pjesë në eventin Konkursi i Verërave Arbëreshe 2018. Interesi i jashtëzakonshëm nga pjesëmarrësit në panair për produktet e Skraparit. Bashkia u paraqit ne event me produktet raki dhe mjaltë si dhe materiale promocionale mbi turizmin.
Elementi më i spikatur i eventit, që tërhoqi vëmendjen e mijëra vizitorëve ishte koloriteti i kostumeve tradicionale të zonës .Cilësia dhe orgjinaliteti i produkteve bën që të gjitha produktet të shiteshin në panair. Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu zhvilloi një sërë takimesh me disa kryetarë bashkie arbëreshe. Skrapari së shpejti do të firmos një memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Vaccarizzo Albanese Civitta, gjë që pritet të konkretizohet në shtator 2018.

Kryetari i Bashkisë Skrapar mes Arbëreshëve të Italisë


22.06.2018 VACCARIZZO, ITALI – Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu së bashku me një delegacion dhe prodhues të produkteve zonale të Skraparit, mori pjesë gjatë fundjavës në disa aktivitete në rajonin e Kalabrisë. Vizita u shoqërua me dashurinë vëllazërore të Arbëreshëve të Vaccarizzo. Ndërsa të shtunën 23 qershor 2018 Spahiu mori pjesë në disa aktivitete inaugurimi të shoqatës “Slow Food in Arbëreshë” Delegacioni i Bashkisë Skrapar u prit dhe u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë Antonio Pomillo, Stefano Pirillo, Lenin Montesanto Cesazre Anselmi etj… Në simbolikën e quajtur “Tue Ngrën Dal’e Dalë” ( një përkufizim arbëresh i Slow Food in Arbëreshë) delegacioni i Bashkisë Skrapar u njoh me traditat dhe festat arbëreshe.