Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Lajme

Eksperiencat Më të Suksesshme të Bashkive – Bashkia Skrapar vlerësohet si një nga 6 bashkitë më të mira në vend


Në kuadër të Projektit “Konsolidimi i Reformës Administrativo-Territoriale” STAR II, që zbatohet nga PNUD, më herët përmes një sondimi të kryer në 61 Bashkitë e Vendit, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore identifikuan eksperiencat më të mira, arritjeve dhe sfidave të bashkive dhe mes tyre edhe Bashkinë Skrapar. Përmes rrjetit social facebook, Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu shpërndau lajmin se Bashkia Skrapar është përzgjedhur si 1 nga 6 bashkitë më të mira në vend mbi eksperiencat e suksesshme. Konkretisht, është vlerësuar Bashkia Skrapar për “Ofrimin e Shërbimeve të reja Për Fëmijët me Aftësi Ndryshe”.
Më poshtë, jepet i plotë postimi në rrjetin facebook mbi këtë sukses të radhës së Bashkisë Skrapar.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës fton profesionistët e rinj nga 21 – 26 vjeç për aplikime deri në 28 shkurt 2019


Deri në 28 shkurt 2019 në adresarin elektronik http://praktika.arsimi.gov.al çdo i ri nga 21 – 26 vjeç me arsimin e nivelit bachelor do të ketë mundësi të aplikoj për rreth 2 000 praktika punësimi të krijuara në afro 170 institucione të ndryshme qëndrore, varësie apo edhe bashki.  Edhe Bashkia Skrapar i është afruar kësaj nisme dhe inkurajon të gjithë të rinjtë të aplikojnë deri në 28 shkurt 2019. Aplikimi është i shpejtë dhe i shkurtër në kohe. Ky program mbështetet nga Kryeministria, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Departamenti i Administratës Publike dhe UNDP.

 

Edukimi është i pari – Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë Skrapar në aktivitete me fëmijët për Sigurinë në Internet


Me telefonë në duar, para kompjuterit, me mundësi hyrjeje në internet në çdo ambjent ku ndodhen, fëmijët janë në çdo moment përballë rrezikut që vjen nga interneti. Realiteti i përkthyer në shifra është një thirrje e vazhdueshme për vigjilencë dhe ndërgjegjësi, Përfshirja e fëmijëve mbetet pikë kyce për t ‘iu përgjigjur këtij rreziku. Qasja e prindërve ndaj këtij problemi, ndonëse në forma të ndryshme, shkon gjithmonë drejt kufizimit të fëmijeve në përdorimin e internetit.

Çfarë është dita e Internetit të sigurt ?
16 vitet e fundit, kjo ditë ka shënuar një fushatë botërore vjetore, e cila synon rritjen e vëmendjes për një internet më të mirë dhe më të sigurt, ku çdokush gëzon të drejtën të përdor teknologjinë jo vetëm në mënyrë të sigurt por dhe me përgjegjshmëri, respekt, në mënyre kritike dhe kreative. Fushata ka si qëllim gjithashtu ndërgjegjësimin e të rinjve dhe fëmijëve, prindërve, mësuesve dhe punonjësve socialë, ashtu si dhe të ndërgjegjësojë industritë, vendimarrësit dhe politikanët, për inkurajimin e tyre në luajtjen e një roli të rëndësishëm për krijimin e një interneti më të sigurt, parë kjo si një përgjegjësi për çdo përdorues duke mos cënuar liritë dhe të drejtat e individëve pavarësisht moshës, gjinisë, besimit dhe përkatësisë etnike të përdoruesve të tjerë.

Andaj në kuadër të kësaj dite ndërkombëtare, Bashkia Skrapar nëpërmjet Zyrës së Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijës dhe Barazisë Gjinore në bashkëpunim me Shkollën 9 – Vjeçare “Kahreman Ylli” me nxënësit e klasës së VI, zhvilluan sot një orë informuese dhe ndërgjegjësuese mbi Internetin dhe ndikimet pozitive dhe negative në jetën tonë.

Një internet më i mirë fillon me ty! Bashkë për një Internet më të Sigurt!

Përkujtohet 75 Vjetori i Betejës së Tendës së Qypit – Fjala e Plotë e Kryetarit të Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu


U kujtua sot, në Nishicë, Skrapar Beteja e Lavdishme e Tendës së Qypit, që këtë vit përkon me 75 Vjetorin e saj.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme jo vetëm të popullit të Skraparit por të Bijëve e Bijave të Shqipërisë që sakrifikuan jetën për Çlirim. Mes të pranishmëve edhe Kryesia e Komitetit të Veteranëve të Rrethit, Deputetë dhe pjesëtarë të Familjeve të Dëshmorëve. Gjatë fjalës së rastit Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu ndër të tjera tha:

Dëshiroj t’ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të veçantë në 75 vjetorin e Betejës së Tendës së Qypit. Kjo betejë është një nga betejat me të lavdishme të luftës Nacional Çlirimtare
Fitorja e forcave partizane, grupit të Skraparit dhe Brigadës së Parë Sulmuese në këtë betejë ndaj forcave gjermano-balliste do shënonte kthesën e madhe në fitoren përfundimtare për Çlirimin e vendit. Ne sot përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje, të gjithë ata që bënë këtë luftë, kujtojmë me respekt 17 Dëshmorët e kësaj beteje që bënë sakrificën më sublime – Jetën e tyre të re.
Kujtojmë Komandantin dhe Komisarin e Grupit të Skraparit Heroin e Popullit Zylyftar Veleshnja dhe Iljaz Sevranit. Një meritë të padiskutueshme në këtë betejë ka edhe komandanit i brigadës së parë sulmuese, burri i shtetit ushtaraku i zoti dhe i talentuar Mehmet Shehu. Lufta Nacional Çlirimtare ka qënë dhe do të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të Historisë sonë Kombëtare pavarësisht përpjekjeve për t’a mohuar dhe anashkaluar atë. Ngjarjet e fundit, rehabilitimi i disa figurave nacionaliste të damkosura nga popullli si tradhëtarë që hapturazi bashkëpunuan me pushtuesit në dëm të interesave kombëtare janë të papranueshme nga ne. Mirënjohja, vlerësimi dhe përkujtimi i dëshmorëve e heronjve së ngjarjeve të luftës Nacional Çlirimtare ka qënë dhe do të mbetet një nga prioritet tona të qeverisjes sonë lokale.
Lavdi Betejës së Tendës se Qypit!
Lavdi dhe mirënjohjeve Dëshmorëve të kësaj beteje, partizanëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë luftë!

17 Personalitete të Skraparit vlerësohen nga Federata Universale e Paqes Shqipëri me titullin “Ambasador të Paqes”

Ky janar ishte i veçantë për Bashkinë tonë.
Së paku 17 personalitete, figura të veçanta dhe njerëz me kontribute në fusha të ndryshme të jetës proaktive në Skraparin e vlerave, i’u bashkuan më shumë se 2500 të zgjedhurve në gjithë Shqipërinë, me misionin e veçantë 🌎“Ambasador i Paqes”🌎.
Federata e Paqes Universale në Shqipëri në Bashkëpunim me Bashkinë Skrapar organizuan për të parën herë krijimin e një Strukture të quajtur ndryshe si Këshilli Lokal i Paqes. Kreu i kësaj federate në Shqipëri z.Gaqo Apostoli përshëndeti hyrjen e Skraparit në këtë strukturë, e cila do të pasurohet në takimet e radhës edhe me prani të shumë emrave dhe personaliteteve të tjerë skraparas. Vlerësimet nuk munguan për kontribute në Sport, Shëndetësi, Arsim, Shoqëri Civile, Media, Histori, Religjion, Folk etj.