Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: December 2018

Nderohen në Homazhet e Nderit Bijtë e Skraparit – 29 Nëntori

️Gëzuar 29 Nëntorin – Ditën e Çlirimit!
Shqipëria feston sot 74 vite Çlirim!
Përpjekjet e një populli për t’a parë këtë vend të lirë, kulmuan në 29 Nëntor 1944. Ishte sakrifica e mijëra shqiptarëve të armës e dijes, patriotizmit dhe krenarisë që nuk kursyen asgjë për këtë vend. Homazhe nderi u kryen sot në Lapidarin e Dëshmorëve në Skrapar. Kurora me lule u vendosën nga Bashkia Skrapar, Komiteti i Veteranëve të Rrethit, Nënprefekti, Organizata e Familjeve të Dëshmorëve etj. Në Muzeun Historik të Skraparit u fol për sakrificat sublime për çlirim, të bijëve e bijave të Skraparit Heroik dhe kontributit të paçmuar të tyre në Çlirimin e Shqipërisë.
Si Kryetar i Bashkisë Skrapar më lejoni t’ju uroj e njëherësh t’a festojmë ndër shekuj e vite, sa vetë jeta këtë Ditë të Shënuar!
Gëzuar 29 Nëntorin!
Gëzuar Ditën e Çlirimit!

Presidenti i Republikës vlerëson dy personalitete të rëndësishme të Skraparit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, z.Ilir Meta ishte sot në Bashkinë Skrapar ku nderoi dy personalitete të rëndësishme të Skraparit të vlerave. Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu mikpriti Presidentin e Republikës ndërsa së bashku morën pjesë në një aktivitet mes qindra të pranishmëve në nder të kontributit të Mustafa Kapinovës dhe Baba Meleq Staraveckës. Fillimisht Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu përshëndeti takimin dhe theksoi ndër të tjera rëndësinë e ruajtjes dhe trashëgimisë ndër breza të atyre që dhanë çdo përpjekje përmes penës dhe armës për shqiptarizmën e lirë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij zoti Ilir Meta përcolli mesazhet e rastit në aktivitetin e mbajtur ku i dha Baba Meleq Staraveckës ( pas vdekjes) Titullin “Naim Frashëri” në vlerësim të veprimtarisë patriotike gjatë luftës kundër pushtuesve të vendit sakrificave për mbrojtjen e traditave të vyera të besimit bektashian si dhe për përhapjen e kulturës dhe gjuhës shqipe. Po ashtu, Presidenti i Republikës i dha Mustafa Kajo Bakiasit (Kapinovës) ( pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me mirënjohjen për trimërinë dhe heroizmit të treguar gjatë luftës për pavarësi dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare si dhe për kontributin e çmuar për mbrojtjen e jetës, familjes dhe pronës deri në Çlirimin e Vendit. Presidenti Meta, gjatë fjalës së tij theksoi gjithashtu edhe kontributin e shumë emrave të tjerë që krenarisht Skrapari ka dhënë në çështjen kombëtare për liri, çlirim dhe pavarësi. Në aktivitet krahës së pranishmëve morën pjesë edhe të afërm e familjarë të Mustafa Kapinovës, përfaqësuesit e Komitetit të Veteranëve të Skraparit, përfaqësues lokal etj. Aktiviteti u shoqërua edhe me elementë artistiko-kulturor.

Zëvendës Kreu i Misionit në Ambasadën Zviceriane në Shqipëri z.Philipp Keller dhe Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu në Gjerbës, Skrapari – Takimet në vijim të Projektit

Zëvendës Kreu i Misionit në Ambasadën Zviceriane në Shqipëri z.Philipp Keller dhe Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, në vijim të takimeve për implementimin e një projekti ambicioz për menaxhimin e mbetjeve, zhvilluan të hënën 5 Nëntor 2018, një takim pune në Njësinë Administrative Gjerbës, Skrapar. I pranishëm në takim edhe Menaxheri i Përgjithshëm i Programit për Financimin në Infrastrukturë pranë SECO z.Valentin Pfaffli si dhe drejtuesja e Flag (Fondacioni për Autonomi Vendore dhe Qeverisje) znj. Alba Dakoli Wilson, administratori vendor si dhe Menaxhere e Projektit për Qarkun, znj.Mirela Buhuri. Takimi u zhvillua në kuadër të një sërë takimesh që synojnë asistencë për Bashkinë tonë si bashkëfinancuese dhe pjesë e programit me qëllim një Menaxhim më të mirë të Mbetjeve. Njësia Administrative Gjerbës, Skrapar do të synoj të jetë pilotimi i parë në terren i projektit dhe komuniteti përgjatë segmentit rrugor Gjerbës – Skrapar do të jetë përfitues i drejtëpërdrejtë nga ky hap konkret. Projekti për Bashkinë tonë po ndiqet nga një ekip teknik në përbërje të së cilit janë Rudina Llango (nënkryetare e Bashkisë Skrapar), Bledar Met’hoxha dhe Sonila Hysenbelliu dhe Ernest Ymeri. Një vit më parë Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështjet Ekonomike SECO dakortësoi një marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe 4 Bashkive të Qarkut Berat ku do të investohen në total 2.2 milion franga zviceriane për Menaxhimin e Mbetjeve. Një pjesë e kontributit do të garantohet nga vetë Bashkitë pjesëmarrëse në këtë nismë.

Ekspert i jashtem – Eksperti i Hartimit të Planit të veprimit për Lëvizshmërine e Integruar ne WP T2 te projektit #DynaMob 2.0

Detyrat e Ekspertit

Eksperti i jashtem per Eksperti i Hartimit të Planit të veprimit për Lëvizshmërine e Integruar ne WP T2 te projektit #DynaMob 2.0 duhet te pergatitet per te sigururar nje sasi te dhenash mbi territorin dhe te ruaj nje bashkepunim te mire me stafin e Bashkise Skrapar. Per te arritur me sukses rezultatet per implementimin e Work Planit ne WPT2 me projektin #DynaMob 2.0, Eksperti/ekspertja duhet te kryejne detyrat si me poshte:

  • Hartimi i një plani biznesi për Lëvizshmërinë inteligjente të integruar dhe zhvillimi i ideve te projektit, për qëndrueshmërinë e mobiliteteve dhe transportit ndërqytetas sipas Planeve Lokale të Veprimit të CBC #DynaMob 2.0.
  •  Planifikimi i aktiviteteve krahasuese dhe përfshirja në pjesëmarrje me komunitetin dhe grupet e interesit pranë Bashkisë së Skraparit.
  •  Zhvillimin e ideve të projektit për  qytetin dhe mobilitetin inteligjent në përputhje me zhvillimin e Planit lokal të veprimit për transportin Alternativ.
  • Eksperti ka për detyrë të mbështesë partnerin,  Dhoma e Tregëtisë Tiranë për planin e veprimit të CBC #DynaMob 2.0. dhe për çdo kërkesë tjetër të shtuar nga ky partner apo kontraktori.
  • Eksperti ka per detyrë hulumtimin dhe hartimin e plan-veprimit për përmirësimin e infrastrukturës publike, rrjetin e furnizimit të mjeteve ekologjike dhe eco-shërbimeve për transport në zonat nën administrimin e Bashkisë Skrapar;
  •  Ngritjen e rrjetit pilot të projektit sipas përcaktimeve dhe modelit të rrjetit ndërkufitar;
  •  Promovimin e rrjetit midis Bashkive dhe Pushtetit Qëndror për ngritjen e politikave të rishikimit me pjesëmarrjen e palëve të tjera të interesit dhe përfaqësuesve të administratës të zonave jo subjekt i CBC #DynaMob 2.0,
  • Vlerësimi i përfshirjes së target grupeve kundrejt komuniteteve lokale, administratës publike dhe administratave rajonale;
  •  Vlerësimi i objektivave të realizuara, nëpërmjet vlerësimit të sjelljes së komuniteteve lokale dhe palëve të interesit kundrejt burimeve të mobilitetit;

OUTPUTET DHE PERJUDHDA

Eksperti do te realizoje dertyrat e caktuara ne permbushje te aktivitetteve ne perputhje me pikat e mesiperme gjate perjudhes Janar 2019 deri ne Prill 2020 e deri ne perfudnim te kontrates se tij te nenshkruar me Bashkine Skrapar.

Materjaletqe do prodhojeeksperti:

  1. Plan-biznes për Lëvizshmërinë inteligjente të integruar dhe zhvillimi i ideve te projektit, për qëndrueshmërinë e mobiliteteve dhe transportit ndërqytetas.
  2. Plan-veprim për përmirësimin e infrastrukturës publike.
  3. Aktiviteteve krahasuese dhe përfshirja në pjesëmarrje me komunitetin dhe grupet e interesit.
  4. Raport-Vlerësim i përfshirjes së target grupeve.
  5. Raport-Vlerësimi i objektivave të realizuara
  6. Asistimin e stafitteBashkisënëzhvillimin e akriviteteveteprojektit.

Koordinatorit për Njoftim dhe Konsultim Publik

Ligji Nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit


Emri dhe Mbiemri
Tomorr Hoxha

Adresa ( postare / elektronike )
Rruga: “Arkitekt Kasëmi”, Nr.1
Lagjia: Çlirimi, Çorovodë, Skrapar
Kod Postar 5401
tomorr.hoxha@bashkiaskrapar.gov.al


Orari i Punës
e hënë – e enjte 08:00 – 16:30
e premte 08:00 – 14:30