NJOFTIM PËR QYTETARËT – APLIKIMI NË KUADËR TË “PAKETËS SË MALEVE”

Bashkia Skrapar  njofton të gjithë qytetarët e interesuar se në portalin zyrtar E-Albania është aktivizuar shërbimi:

👉 “Shprehje interesi për identifikimin e zonave zhvillimore për “Paketën e Maleve”

Ky shërbim u vjen në ndihmë banorëve, operatorëve turistikë dhe çdo qytetari të interesuar për të kontribuar në zhvillimin e zonave malore me potencial turistik.

Gjithashtu, është funksionale edhe faqja zyrtare e programit “Paketa e Maleve”, e cila ofron informacion të detajuar mbi qëllimet e programit, procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm: https://paketaemaleve.gov.al/al

📍Për çdo paqartësi apo nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, qytetarët janë të mirëpritur të paraqiten pranë zyrave të Bashkisë Skrapar,ku stafi ynë do të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e komunitetit që të shprehin interesin e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore të vendit.