Bashkia Skrapar, njofton se procesi i dëgjesave publike për hartimin e Buxhetit të vitit 2026, është realizuar me sukses gjatë periudhës së planifikuar, sipas kalendarit te publikuar.

Gjatë këtyre dëgjesave u diskutuan prioritetet kryesore buxhetore, projektet në zhvillim, nevojat e komunitetit , propozimet e paraqitura nga qytetarët, grupet e interesit etj.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre konstruktiv dhe për sugjerimet e vlefshme, te cilat do të merren në konsideratë në përgatitjen përfundimtare të projektbuxhetit. Për çdo informacion shtesë ose dokumentacion të plotë mbi dëgjesat, mund të kontaktoni pranë institucionit Bashkia Skrapar.