Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Lajme

Zëvendës Kreu i Misionit në Ambasadën Zviceriane në Shqipëri z.Philipp Keller dhe Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu në Gjerbës, Skrapari – Takimet në vijim të Projektit

Zëvendës Kreu i Misionit në Ambasadën Zviceriane në Shqipëri z.Philipp Keller dhe Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, në vijim të takimeve për implementimin e një projekti ambicioz për menaxhimin e mbetjeve, zhvilluan të hënën 5 Nëntor 2018, një takim pune në Njësinë Administrative Gjerbës, Skrapar. I pranishëm në takim edhe Menaxheri i Përgjithshëm i Programit për Financimin në Infrastrukturë pranë SECO z.Valentin Pfaffli si dhe drejtuesja e Flag (Fondacioni për Autonomi Vendore dhe Qeverisje) znj. Alba Dakoli Wilson, administratori vendor si dhe Menaxhere e Projektit për Qarkun, znj.Mirela Buhuri. Takimi u zhvillua në kuadër të një sërë takimesh që synojnë asistencë për Bashkinë tonë si bashkëfinancuese dhe pjesë e programit me qëllim një Menaxhim më të mirë të Mbetjeve. Njësia Administrative Gjerbës, Skrapar do të synoj të jetë pilotimi i parë në terren i projektit dhe komuniteti përgjatë segmentit rrugor Gjerbës – Skrapar do të jetë përfitues i drejtëpërdrejtë nga ky hap konkret. Projekti për Bashkinë tonë po ndiqet nga një ekip teknik në përbërje të së cilit janë Rudina Llango (nënkryetare e Bashkisë Skrapar), Bledar Met’hoxha dhe Sonila Hysenbelliu dhe Ernest Ymeri. Një vit më parë Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështjet Ekonomike SECO dakortësoi një marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe 4 Bashkive të Qarkut Berat ku do të investohen në total 2.2 milion franga zviceriane për Menaxhimin e Mbetjeve. Një pjesë e kontributit do të garantohet nga vetë Bashkitë pjesëmarrëse në këtë nismë.

Ekspert i jashtem – Eksperti i Hartimit të Planit të veprimit për Lëvizshmërine e Integruar ne WP T2 te projektit #DynaMob 2.0

Detyrat e Ekspertit

Eksperti i jashtem per Eksperti i Hartimit të Planit të veprimit për Lëvizshmërine e Integruar ne WP T2 te projektit #DynaMob 2.0 duhet te pergatitet per te sigururar nje sasi te dhenash mbi territorin dhe te ruaj nje bashkepunim te mire me stafin e Bashkise Skrapar. Per te arritur me sukses rezultatet per implementimin e Work Planit ne WPT2 me projektin #DynaMob 2.0, Eksperti/ekspertja duhet te kryejne detyrat si me poshte:

  • Hartimi i një plani biznesi për Lëvizshmërinë inteligjente të integruar dhe zhvillimi i ideve te projektit, për qëndrueshmërinë e mobiliteteve dhe transportit ndërqytetas sipas Planeve Lokale të Veprimit të CBC #DynaMob 2.0.
  •  Planifikimi i aktiviteteve krahasuese dhe përfshirja në pjesëmarrje me komunitetin dhe grupet e interesit pranë Bashkisë së Skraparit.
  •  Zhvillimin e ideve të projektit për  qytetin dhe mobilitetin inteligjent në përputhje me zhvillimin e Planit lokal të veprimit për transportin Alternativ.
  • Eksperti ka për detyrë të mbështesë partnerin,  Dhoma e Tregëtisë Tiranë për planin e veprimit të CBC #DynaMob 2.0. dhe për çdo kërkesë tjetër të shtuar nga ky partner apo kontraktori.
  • Eksperti ka per detyrë hulumtimin dhe hartimin e plan-veprimit për përmirësimin e infrastrukturës publike, rrjetin e furnizimit të mjeteve ekologjike dhe eco-shërbimeve për transport në zonat nën administrimin e Bashkisë Skrapar;
  •  Ngritjen e rrjetit pilot të projektit sipas përcaktimeve dhe modelit të rrjetit ndërkufitar;
  •  Promovimin e rrjetit midis Bashkive dhe Pushtetit Qëndror për ngritjen e politikave të rishikimit me pjesëmarrjen e palëve të tjera të interesit dhe përfaqësuesve të administratës të zonave jo subjekt i CBC #DynaMob 2.0,
  • Vlerësimi i përfshirjes së target grupeve kundrejt komuniteteve lokale, administratës publike dhe administratave rajonale;
  •  Vlerësimi i objektivave të realizuara, nëpërmjet vlerësimit të sjelljes së komuniteteve lokale dhe palëve të interesit kundrejt burimeve të mobilitetit;

OUTPUTET DHE PERJUDHDA

Eksperti do te realizoje dertyrat e caktuara ne permbushje te aktivitetteve ne perputhje me pikat e mesiperme gjate perjudhes Janar 2019 deri ne Prill 2020 e deri ne perfudnim te kontrates se tij te nenshkruar me Bashkine Skrapar.

Materjaletqe do prodhojeeksperti:

  1. Plan-biznes për Lëvizshmërinë inteligjente të integruar dhe zhvillimi i ideve te projektit, për qëndrueshmërinë e mobiliteteve dhe transportit ndërqytetas.
  2. Plan-veprim për përmirësimin e infrastrukturës publike.
  3. Aktiviteteve krahasuese dhe përfshirja në pjesëmarrje me komunitetin dhe grupet e interesit.
  4. Raport-Vlerësim i përfshirjes së target grupeve.
  5. Raport-Vlerësimi i objektivave të realizuara
  6. Asistimin e stafitteBashkisënëzhvillimin e akriviteteveteprojektit.

Bursat për Vitin Akademik 2018 – 2019 Ja dokumentet e nevojshme për tu paraqitur në Bashki brenda 15 dhjetorit

Mbështetur në VKM Nr.903 datë 21.12.2016, “Për Përcaktimin e Kritereve për Përfitimin e Bursave nga Fondi i Mbështetjes Studentore për Studentët e Shkëlqyer, Studentët që Studiojnë në Programe Studimi në Fushat Prioritare dhe Studentët në Nevojë” si dhe Urdhërit nr.658 datë 27.12.2017 “Mbi Miratimin e Numrit të Bursave Financiare për Studentët që Ndjekin Studimet në IAL Publike, të Regjistruar në Vitin e Parë Akademik në Programet e Ciklit të Parë Të studimeve me Karakter Profesional dhe në Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, për Vitin Akademik 2017 – 2018” i ndryshuar.

Dokumentet që duhet të paraqiten për t’u pajisur me bursë për vitin akademik 2018-2019

  1. Çertifikatën e gjendjes familjare. (Nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar, vetëm në rastet kur studenti është i martuar dhe akomodohet në konvikte publike). (nxirret nga bashkia)
  2. Vërtetimin e ndihmës ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore. (nxirret nga bashkia)
  3. Vërtetimin për studentet me aftësi të kufizuara nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë që janë përfitues të kësaj pagese. (nxirret nga bashkia)
  4. Për vëllezërit dhe motrat që vazhdojnë shkollën dokumentin nga shkolla (Nëse janë studentë vërtetimin nëse janë trajtuar me burse, ose jo më parë).
  5. Dokumentin nga zyra e tatimeve që të vërtetojë së çdo pjesëtar nga familja e studentit duke përfshirë edhe studentin nuk ushtron aktivitet privat. (nxirret nga bashkia)
  6. Vërtetimin e statusit të jetimit.
  7. Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore duhet që të dorëzojnë Vendimin e Gjykatës së formës së prerë.
  8. Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror duhet të dorëzojnë vërtetimin e marrë nga zyrat përkatëse.
  9. Studentët që kanë humbur prindin në krye dhe për shkak të detyrës duhet të dorëzojnë po ashtu vendimin përkatës.
  10. Vërtetimin që jeni studentë.
  11. Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me burse.
  12. Deklaratën personale (nxirret nga bashkia)

Nuk pranohen dokumentet për bursë për këto kategori studentësh:

  • Kur janë ndarë nga trungu familjar.
  • Janë duke ndjekur një program të dytë studimi.
  • Kur vijnë nga familjet që ushtrojnë veprimtari private.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 15.12.2018  në  Bashkine Skrapar

 

FLAG në Bashkinë Skrapar – Projekti financim i SECO do të sjellë një risi në menaxhimin e mbetjeve në Skrapar

Të hënën 29 Tetor 2018, në Bashkinë Skrapar u zhvillua takimi i radhës  me përfaqësues të Flag (Fondacioni për Autonomi Vendore dhe Qeverisje) të cilët po asistojnë në ndihmësa dhe kapacitete konkretizimin e një granti prej 2.2. milion franga zviceriane që SECO po synon për disa bashki në qarkun Berat me qëllim një Menaxhim më të mirë të Mbetjeve. Më herët, Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu priti përfaqësuesit e Infrastruktur & Umwelt z. Gernold Dilewski, Përfaqësuesen e Fondacionit për Autonominë Vendore dhe Qeverisje znj.Alba Dakoli Wilson dhe Menaxheren rajonale të projektit znj. Mirela Buhuri. Në fjalën e tij, Kreu i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu falenderoi për mbështetjen konkrete që nisma të tilla kanë në vendin tonë por specifikisht u ndal në rëndësinë që ka implementimi për zonën e Skraparit dhe komunitetin tonë. Në takim morën pjesë edhe administratorët e njësive të Bashkisë Skrapar. Për projektin ka disa kohë që punohet intesivisht dhe rezultati i parë i pritshëm do të jetë për Njësinë Administrative Gjerbës, si dhe fshatrat përgjatë segmentit Gjerbës – Skrapar. Gjatë fjalës z.Dilewski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes aktorëve të këtij projekti si dhe rolin bashkëpunues me komunitetin për suksesin e këtij projekti. Përfaqësuesja e Flag znj.Alba Dakoli Wilson vlerësoi hapat e masave afatshkurtra që duhen ndërmarrë në vijim. Në pjesën e dytë të një axhende të gjatë ditore, diskutimet vijuan në nivel teknik me përfaqësuesit e programit dhe grupit të kompetencave të Bashkisë Skrapar për këtë qëllim. Projekti për Bashkinë tonë po ndiqet nga një ekip teknik në përbërje të së cilit janë Rudina Llango (nënkryetare e Bashkisë Skrapar), Bledar Met’hoxha dhe Sonila Hysenbelliu ( Sektori i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit) dhe Ernest Ymeri. Në fillim të muajit nëntor priten disa takime në nivelin e monitorimit lokal të projektit në Bashkinë Skrapar. Kujtojmë se në 1 Nëntor 2017, një vit më parë Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështjet Ekonomike SECO dakortësoi një marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe 4 Bashkive të Qarkut Berat ku do të investohen në total 2.2 milion franga zviceriane për Menaxhimin e Mbetjeve. Një pjesë e kontributit do të garantohet nga vetë Bashkitë pjesëmarrëse në këtë nismë.