Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Hapet Thirrja Nr.4 Për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës


Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.
Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët zoterojnë minimalisht një diplome Bachelor ose të barasvlefshme.Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.
Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm. http://praktika.arsimi.gov.al/

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.

Dokumentet për aplikim

a- CV e aplikantit;
b- Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;
c- Lista e notave;
d- Një leter motivimi.

Aplikimi do të bëhet online në linkun si më poshtë:

http://praktika.arsimi.gov.al/