Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aktivitete

Buletini i Bashkisë

[vc_row][vc_column][lsvr_accordion][lsvr_accordion_item title=”Buletini Nr.1 ( Janar 2019 )”]Untitled-1[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Buletini Nr.1 ( Dhjetor 2018 )”]Buletini i Bashkise[/lsvr_accordion_item][/lsvr_accordion][/vc_column][/vc_row]

Shërbime që ofrohen nga organizata të ndryshme

Shoqata “Vizion Gruaje” është një organizatë jofitimprurëse dhe joqeveritare, vullnetare, e pavarur, e cila ka si qëllim të nxisë, të inkurajojë dhe të mbështesë gratë dhe vajzat për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe të fëmijëve, kundër të gjithë formave të diskriminimit dhe shfrytëzimit. Të rrisë vetëdijen për rolin që gratë dhe vajzat kanë në shoqëri dhe familje. Të punojë për të zbutur problemet social ekonomike të grave dhe vajzave. Të punojë me adoleshentët dhe të rinjtë në zonat rurale duke ju dhënë mundësinë për t’u integruar në jetë. Të kontribuojë në përpjekjet për rritjen dhe forcimin e rolit aktiv të shoqërisë civile në jetën e vendit si një faktor i rëndësishëm shoqëror.

Fusha e Mbrojtjes së Mjedisit

Nenet 32 dhe 33 Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit
Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit

Procedura për të bërë ankesë apo vërejtje në lidhje me shërbimet

Neni 7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” si dhe neneve 25 dhe 71 i VKM Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Brenda 5 ditëve nga nënshkrimi
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Sektori i Prokurimeve
Procedurat për ankimim
Si të arrish mbrojtjen ligjore? Procedurat e apelimit – hap pas hapi

1.   
Apeluesi. Operatori ekonomik ose Tenderuesi, si dhe çdo person që ka ose ka pasur interes në një procedurë prokurimi publik, koncesioni, ankandi dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga një vendim i autoritetit kontraktor, i marrë në kundërshtim me këtë ligj, mund ta kundërshtojë vendimin.2.   Ankesa për procedurat e prokurimeve,ankandeve dhe koncensioneve/ppp (sipas ligjit nr 123/2013 Koncensionet dhe Parneritetin Publik Privat) i paraqitet,së pari, me shkrim, Autoritetit Kontraktor në fjalë brenda 7 ditëve që nga dita kur ankimuesi është vënë në dijeni ose duhet të ishte vënë në dijeni për shkeljen e pretenduar, sipas përcaktimeve përkatëse ligjore.

3.   Afatet kohore për paraqitjen e ankesës për prokurimet publike ankandet dhe koncensionet/ppp. Nëse Autoriteti Kontraktor nuk shqyrton ankesën brenda afatit kohor të përcaktuar në ligj, ose e refuzon atë, ankimuesi mund të paraqesë një ankesë me shkrim në Komisionin e Prokurimit Publik brenda 10 ditëve nga dita e nesërme e punës, pas përfundimit të afatit kohor të përcaktuar,për procedurat e prokurimit dhe koncensioneve/ppp si dhe brenda 7 ditëve për procedurat e ankandit ose në rast se ankesa nuk pranohet nga Autoriteti Kontraktor,që nga dita kur ankuesi është njoftuar nga Autoriteti Kontraktor. Një kopje me shkrim e ankesës i dërgohet edhe Autoritetit Kontraktor.
Ankesa për procedurat e koncensioneve I paraqitet KPP brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit të klasifikimit vetëm në rastet kur procedura koncensionare ka nisur të zhvillohet në bazë të ligjit nr.9663,datë 18.12.2006 “Për koncensionet”i ndryshuar
4.   
Përmbajtja e ankesës. Ankesa  bëhet me formularin përkatës, ku shënohen emri dhe adresa e ankuesit, referimi për procedurën konkrete, baza ligjore dhe përshkrimi i shkeljes, pretendimi i ankuesit për vendimin përfundimtar, shkallët e ankimit, shoqëruar me dokumentacionin përkatës dhe vendimin e Autoritetit Kontraktor. Elementet e mësipërme janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës.
5.   
Mbrojtja Ligjore. Palët kanë të drejtë, që kundër vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, të bëjnë padi për të  shqyrtuar mosmarrëveshjet administrative në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë,Tiranë. Shqyrtimi i këtij ankimi në gjykatë nuk pezullon procedurat e prokurimit publik, ankandeve dhe koncesioneve/ppp.

Fusha e Infrastrukturës dhe shërbimeve publike

[vc_row][vc_column]
[vc_column_text]Kërkese ose vertetim pagese te takses se nd. ne infrastru. dhe te legalizimit.
Kërkese per deklarate per kryerje punimesh.
Kërkese per ndryshim te aktivitetit/funksionrvr(destinacioni).
Kërkese per rishikim te kushteve te lejes se ndertimit.
Kërkese per leje zhvillimore ndertimi me funksion banimi, administrative, sherbimi dhe tregtimi.
Kërkese  per  leje zhvillimore infrastrukture ujesjelles, kanalizime.
Kërkese per leje zhvillimore ndertimi per qellimi per interes publik, cerdhe,kopshte,shkolla,rruge komunitare(private dhe shteterore).
Kërkese per leje zhvllimore komplekse per ndertimin e rrugeve kombetare,porteve ,porteve,airporteve,tuneleve,digave investimeve ne energji.
Kërkese per leje (tarife) per shrytzim te truallit publik per (kablo,tubacione).
Kërkese per leje per kalim te tokes bujqesore ne toke urbane.
Kërkese per  shpronesim toke per  llogari te inst.shteterore dhe te investimeve publike.
Kërkese per leje dhe rikonstruksion objekti.
Kërkese per informim per zhvillimin e prones sipas PPV( plani pergjithshem vendor) dhe PDV (plani i detajuar vendor).
Kërkese per vendosje reklamash ne qytet.
Kërkese per konfirmim te vijave kufizuese qytetit dhe Nj.Adm.
Kërkese per shtyrje te afatit te lejes se ndertimit.
Kërkese per regjistrim provizor te karabinas per te gjithe objektet.
Kërkese per ndryshim te subjektit zbatues.
Kërkese per paisjen me certifikate perdorimi.
Kërkese per ndertesat ne proces legalizimi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]