Këshilli Bashkiak
KËSHILLI BASHKIAK SKRAPAR

Puna e Këshilli Bashkiak
Këshilli Bashkiak është organi vendimmarrës i qeverisë bashkiake i cili vendos në mënyrë kolektive:
a) Politikat për:
- Shërbimet, nivelin dhe hapsirën e tyre, që duhet të sigurojë Bashkia.
- Krijimin e të ardhurave vendore nepërmjet grumbullimit të taksave dhe tarifave.
- Shpenzimet vendore.
- Zhvillimet ekonomike, sociale, fizike, arsimore, kulturore dhe argëtuese.
- Përfshirjen e banorëve në proçeset vendimmarrëse bashkiake
Zgjedhja e organeve të Qeverisë Bashkiake.
- Këshilltarët Bashkiak zgjidhen direkt nga zgjedhësit ligjorë sipas listave shumë emërore partiake të shpallura para datës së zgjedhjeve. Për caktimin e këshilltarëve fitues merret parasysh përqindja e votave që ka marrë çdo subjekt politik konkurues.
- Kryetari i Bashkisë zgjidhet direkt nga zgjedhësit me konkurim nominal. Autoriteti zgjedhor dhe emërues i Këshillit Bashkiak. “Ligji nr 139/2015, Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
- a) Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zëvendëskryetarin/rët e Këshillit.
- b) Emëron dhe shkarkon sekretarin e Këshillit Bashkiak”. “Sekretari i këshillit emërohet dhe shkarkohet nga këshilli bashkiak, mbi bazën e propozimit të kryetarit të këshillit” (neni 37).
b) Çështjet Administrative:
Autorizon Bashkinë të hyjë në marrëdhënie kontraktuale për ofrimin e Shërbimeve Bashkiake.
c) Veprime:
Për t’u ndërmarrë, brenda hapësirës së autoritetit të tij, në të mirën të komunitetit që përfaqëson. Kryetari i Bashkisë si organi ekzekutiv është përgjegjës për ekzekutimin e këtyre politikave. Këshilltarët e këshillit mund të veprojnë si Këshill Bashkiak vetëm në rastet kur ato mblidhen sipas ligjit, statutit dhe rregullores si një organ qeverisës në një mbledhje të ligjshme. Shumica e Këshilltarëve apo të gjithë anëtaret e Këshillit mund të veprojnë në emër të Këshillit Bashkiak Skrapar vetëm në një mbledhje të mbajtur në mënyrë të ligjshme.
Çdo vendim i Këshillit i marrë në një mbledhje të mbajtur ndryshe konsiderohet i paligjshëm.
Parimet e punës së Këshillit Bashkiak duhet të jenë:
- Këshilli i Bashkisë duhet të veprojë si nje organ i vetëm.
- Këshilli duhet të proçedojë me punët e tij në mënyrën sa më efiçente.
- Këshilli duhet të ndërmarrë veprime me së paku shumicën e Këshilltarëve.
- Çdo Këshilltar i këshillit duhet të gëzojë të njëjtat të drejta në pjesmarrjen e tij në proçesin e vendimarrjes.
- Regullorja e Këshillit duhet të respektohet në vazhdimësi.
- Veprimet e Këshillit duhet të jenë rezultat i një vendimi të marrë me proçdurë të rregulluar dhe jo si rezultat i manipulimit të rregullave proçeduriale të miratuara nga Këshilli. “Numri i Këshilltarëve të Këshillit është 15 (pesëmbëdhjetë)
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Përgjegjës për Publikimin: Sekretare e Këshillit