Festa e Rakisë dhe Panairi i Produkteve Tradicionale në Skrapar

Në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe gastronomike të zonës, në Bashkinë Skrapar në datë 11 Tetor 2025 ,me mbështetje nga IADSA Kovertimi i Borxhit Italo Shqiptar dhe Fondacionit Besa, u organizua “Festa e Rakisë dhe Panairi i Produkteve Tradicionale”, një aktivitet që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave autentike të prodhimeve vendase dhe artizanatit lokal.
Ky event shërben si një platformë e rëndësishme për prodhuesit vendas, sipërmarrësit e vegjël, gratë artizane dhe fermerët, të cilët ekspozojnë dhe tregtojnë produktet e tyre tradicionale si: raki rrushi, verë e zonës, mjaltë, vaj ulliri, reçelëra, produkte blegtorale dhe punime artizanale.
Festa e Rakisë është gjithashtu një moment i veçantë për të celebruar traditën e vjetër të përpunimit të rakisë në Skrapar, e cila njihet gjerësisht për cilësinë dhe për mjeshtërinë e trashëguar brez pas brezi. Gjatë aktivitetit u zhvilluan degustime, konkurse simbolike për rakitë më të mira, si dhe shfaqje artistike, muzikë e valle popullore, që pasqyrojnë shpirtin e gjallë të zonës.
Ky panair ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal, nxitjen e turizmit rural dhe kulturor, si dhe në forcimin e identitetit të Skraparit si një destinacion që ruan me krenari traditat e veta dhe i përshtatet njëkohësisht zhvillimit modern.

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.28.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.28-1.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.18.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.19.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.20.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.20-1.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.14.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.16.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.16-1.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.17.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.19-1.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.21.jpeg

https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.22.jpeg

Dita Ndërkombëtare e Paqes “zbret” në Skrapar

Çdo 21 Shtator, Organizata e Kombeve të Bashkuara dedikon një datë globale për paqen. Me tematika të ndryshme, vit pas viti, sensibilizmi për rëndësinë e kësaj date, ndihet në gjithë botën. Këtë vit, Slogani i kësaj dite është Aksioni Klima për Paqe, dhe ai mbështetet në rëndësinë që duhet t’i japim mjedisit. Për këtë arsye Bashka Skrapar, përmes një takimi të hapur organizoi një aktivitet dedikuar kësaj date. Përmes diskutimeve dhe bisedave në një odeon idesh, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e nismave komunitare për mjedisin dhe ndërveprimeve të tjera që kanë si inisiator vetë komunitetin. Ne zbresim në komunitet për të vijuar me misionin tonë…
Bashkia Skrapar – Një Bashki Sociale!